Si të eleminoni erën e keqe të gojës

Shendet

Kur bëhet fjalë për erën e keqe të gojës jemi të gatshëm të provojmë çdo metodë për ta minimizuar atë. Era e keqe e gojës mund të shkaktohet nga konsumimi i disa produkteve ushqimore, si ushqimet pikante ose përdorimi i duhanit . Por era e keqe e gojës mund të vije edhe për shkak të problemeve shëndetësore që mund të keni, të tilla si probleme me gjakun, mëlçinë etj.

Por si mund ta shmangim erën e keqe të gojës? Përdorni këto metoda:

Lani dhëmbët pasi hani dhe përdorni pastë të pasur me flor. Përdorni perin e dhëmbëve të pakten njëherë në ditë. Lani gjuhën, ajo mbledh shumë baktere dhe duke larë gjuhen reduktoni erën e keqe.

Shmangni gojën e thotë dhe këtë e arrini duke shmangur duhanin dhe duke  pirë shumë ujë, jo kafe apo alkool, sepse ato çojnë në tharjen e gojës.

Duhet të kini parasysh se është shumë e rëndësishme të ndërroni furçen e dhëmbëve çdo 3-4 muaj dhe të shkoni tek dentist rregullisht, 1-2 herë në vit dhe kontrolloni e pastroni dhëmbët.