Nga Përparim Peposhi: Oligarkët kudo janë rrëzuar e rrëzohen me protesta.

Aktualitet
Totalisht jam pro vendimit te kualicionit opozitar te marre diten e sotme.
Perkundrazi mendoj qe opozita duhet te vijoje ta udheheq popullin drejt protestave me te radikalizuara pasi eshte e vetmja rruge per te ruajtur demokracine e fituar me shume munde e djerse. Te gjitha rruget e tjera qe jane ndjekur nga opozita, Edi Rama i ka pare me nje menefregizem qe pothuajse nuk i kane bere pershtypje fare, prandaj jam per nje radikalizim te protestes prej 38 ditesh.
Ne Shqiperi tashme dihet qe Oligarkia ka fituar pushtet absolut. Oligarket kudo jane rrezuar e rrezohen me protesta. Opozita per keto kater vjet ka ndermarre shume nisma duke patur si baze parimet e demokracise, ka zhvilluar disa protesta, greva urie e bojkot parlamentar etj. E megjitheketo kryeministri Rama nuk e ka vene ujin ne zjarr e as nuk po ven, ndaj opozita duhet te vijoje vetem kete rruge: rrugen e protestave per te rrezuar tiranine e nje kryeministri te semure psiqik. Te gjitha rruget e tjera deri tani per mendimin tim kane qene joproduktive. Nje vjedhes i pasurise kombetare ashtu sic ishte afera me CEZ, nje shkaterrues i pasurise se shqiptareve ne menyre selektive me leje dhe pa leje ndertimi, nje kryeminister qe shkel kushtetuten sa here i do qejfi, nje uzurpator agresiv dhe nje njeri qe me plan te veçante po shkallmon Shqipërinë dhe popullin shqiptar; largohet me protesta. Nuk ke ç’te negociosh me me te….. Ky kryeminister duhet të detyrohet të jape doreheqjen dhe kete e kane ne dore vete shqiptaret…
Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?