Nga Mentor Kikia: Policia që la Tahiri dhe policia që mori Xhafa

Analize

Kryeministri Edi Rama bëri një premtim qeveritar në prag të fushatës elektorale. “Viti 2017 do të shënojë fundin e epokës së kanabisit”. Duke prezantuar ministrin e ri të brendshëm, Fatmir Xhafa, Rama u kujdes të theksonte se kultivimi i kanabisit nuk filloi në vitin 2013, kur ai mori drejtimin e qeverisë. Ai iu referua shkatërrimit të “Republikës së Lazaratit”, si fillimi i fundit të industrisë së kanabist në Shqipëri. Ishte gati euforik në atë që fliste kryeministri, lidhur me arritjet e policisë në luftën kundër kanabisit.

Por a ka për çfarë të festojë policia shqiptare për vitin 2016, sa i takon luftës kundër kanabisit? Padyshim që jo. Viti 2016 nuk ishte vazhdimi i luftës së nisur në Lazart, por ishte Lazaratizimi i Shqipërtisë. Për muaj të tërë është debatuar nëse shifrat e mëdha të asgjësimit të bimëve të kanabisit tregojnë përhapjen e mbjelljes apo janë pasojë e forcimit të punës së policisë. Por meqë ne dëshirojmë ti referohemi raportve të huaja, për gjëra që i shikojmë edhe vetë me sy, ato, pra ndërkombëtarët, ishin të qartë se sipërfaqja e kultivimit u rrit. Po ashtu, hetime të Prokurorisë Për Krimet e Rënda treguan implikimin e disa zyrtarëve, oficerëve drejtes dhe policëve të thejshtë në kultivimin dhe trafikimin e lëndës narkotike. Në këtë drejtim nuk ka asgjë entuziaste në punën e policisë dhe ish ministrit të brendshëm Sajmir Tahiri, e cila ndërsa nuk parandaloi fushatën e mbjelljeve, u shndërrua në një polici agrare që maste rezultatitn e punës me numrin e bimëve të korrura.

Por ka një fushë tjetër, për të cilën kanë të drejtë dhe duhet të krenohen ata që drejtuan procesin e reformimit. Kjo është policia rrugore, apo shërbimet e tjera që lidhen me ndihmën e parë ndaj qytetarëve. Kapërcimi në këtë drejtim është historik. Dhe këtë mund dhe duhet ta themi me zë të lartë, pasi të gjithë jemi dëshmitarë se si disa vite më parë, policiët e qarkullimit rrugor, që në përgjithësi na janë memorizuar si njerëz me bark të madh e këmisha të lëtyra, ndalonin automjetet në rrugë dhe gjithmonë gjenin një arsye për tu marrë qytetarëve 5 mijë lekë të vjetra. Emisionet investigative televizive publikonin shpesh kamera të fshehta që tregonin se si policiët rrugorë toleronin shkeljen e rregullores në këmbim të parave, ndërsa tani transmetojnë video ku qytetarët arrestohen sepse tendojnë të korruptojnë policinë. Të gjithë jemi dëshmitarë të ndryshimit të etikës së policisë, nga ai që të thoshte “pse mo, unë nuk do ta pi një birrë”, tek djemtë e vajzat e reja, që komunikojnë me mirësjelleje e korrektesë, e në fund të ndëshkojnë për mosvendosjen e rripit të sigurimit, apo shkelje të tjera që ne i bëjnë rëndom gjatë drejtimit të automjetit.

Kjo është pjesa e dukshme, ajo me të cilën prezantohemi ne çdo ditë me sektorin e policisë që duket se përbën edhe kontaktin e parë të shtetit me qytetarin. Në “pjesën e padukshe”, padyshim që ka policë të korruptuar e të lidhur me krimin, por e vëreteta është se kjo fushë ka pësuar nje transformim total. Ajo që i mbetet ministrit të ri është ta ruajë këtë standard dhe ta përmirësojë më shumë.

Sa i takon luftës kundër kanabisit, unë gjykoj se premtimi i kryeministrit nuk ka për tu realizuar. Pasi, si trafiku ashtu dhe kultivimi i drogave, është një veprimtari kriminale që nuk është ndaluar e nuk pretendohet të ndalohet në mënyrë absolute në asnjë vend të botës. Ndërsa kultivimi masiv po, ai mund të ndalohet “fare thjeshtë”. Mjafton që policia të ushtrojë presion të vazhdueshëm dhe inspektorët e zonave të mos dalin garant për kultivuesit.
/Opinion.al

Risultati immagini per mentor kikia