Nga Çelo Hoxha: Po sikur të mos kishin pranuar hiç t’i bënin filmat, çfarë do t’i kishte gjetur këto krijesa trushpëlara?

Ata që mbrojnë filmat e komunizmit, sidomos aktorët, të cilët nuk pranojnë që filmat e tyre të transmentohen me shpjegime (personalisht jam për ndalimin e tyre në transmentim masiv), nuk u bën përshtypje që filmi ka qenë në shërbim të regjimit, gjoja ata s’kishin zgjidhje tjetër, veç të zbatonin urdhërat. Po sikur të mos kishin pranuar hiç t’i bënin filmat, ta kishin mënjanuar përballjen me urdhrin epropagandës e censurës, të kishin punuar në fabrikë ose kooperativë, siç punonte shumica e popullsisë, çfarë do t’i kishte gjetur këto krijesa trushpëlara? Atëherë, nuk do të ishin bërë të famshëm, publiku nuk do t’i njihte. Pra, ata janë bërë të famshëm e të dashur veç si instrumenta propagande të regjimit komunist. Veç për këtë fakt ata tipa s’duhen të dalin në publik. Gjithça që kanë arritur, ata ia kanë borxh regjimit komunist, dhe, duke i nxjerrë ende në ekran ato figura, imazhi i tyre veç rikthen një pjesë nga imazhi i diktaturës. Asgjë tjetër s’të kujtojnë ata njerëz me formim njerëzor në nivele vulgare.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments