Lind partia e Kaubojsit. Ja emri i saj.
Kaubojsi krijon parti. E si mund te rrinte pa parti dikush qe ka harxhuar qimet e kokes per tu bere deputet? Aktualisht as ai vete nuk e di se me ke parti eshte, pasi ka deklaruar se eshte deputet i PS, nen kryetar i PDK-se dhe tashme kryetari i partise se re. Lexoni disa nga pikat e partise kaubojs-iane:
1. PBDKSH eshte parti parlamentare, sepse kryetari i saj Eduart Ndocaj eshte deputet i Republikes se Shqiperise
2. PBDKSH eshte kunder konflikteve artificiale politike dhe pro frymes se bashkepunimit per interesat kombetare
3. PBDKSH nuk mendon se problemet e demokracise zgjidhen duke qendruar Opozita ne cader
4. PBDKSH nuk mendon se kriza politike mund te kalohet me teorine e Pozites se nuk ka asnje krize politike.
5. PBDKSH kerkon bashkepunimin e te gjitha partive parlamentare per te krijuarn kushtet e standardet e kerkuara nga BE dhe SHBA per Zgjedhje te Lira e Demokratike
6. PBDKSH perfaqeson filozofine e saj politike parlamentare permes kryetarit te saj Eduart Ndocaj
7. PBDKSH do te kete qendrimet e saj parlamentare nga kjo e enjte e ne vazhdim
8. PBDKSH ka interesat e saj politike ne keto zgjedhje permes kandidateve te saj dhe marreveshjeve politike para zgjedhore.
9. PBDKSH nuk eshte paterice e PS dhe i asnje subjekti tjeter politik.
10.PBDKSH do i krijoi marredhiet e saj politike me subjektet e tjera ne bazen e partnershipit dhe jo te vasalitetit
11. PBDKSH nuk ka asnje lloj kompleksi te takohet me perfaqesuesit e Opozites dhe te diskutoi me ta ceshtjet e zgjedhjeve te lira.
12. PBDKSH nuk pranon hyrjen ne cader si te vetmen menyre per te diskutuar apo u identifikuar me Opozites, sepse cadra nuk eshte menyra me e mire per te gjetur zgjidhjet e perbashketa ne funksionim te demokracise.
13. PBDKSH mbeshtet pa kompromise reformen ne drejtesi dhe u ben thirrje partive politike te mbeshtesin procesin e Vettingut
14. PBDKSH u thirrje institucioneve dhe subjekteve politike te japin maksimumin e tyre per te cuar ne nje faze te dyte procesin e Integrimit Europian, ate te statusit te Vendit Kandidat.
15. Betejat politike te PBDKSH jane betejat per me shume Drejtesi Sociale qe garanton dhe funksionimin e demokracise duke evituar trazirat/konfliktet sociale.