KQZ: Edhe 1 javë afat opozitës për regjistrimin në zgjedhje

Aktualitet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi që afati i fundit për regjistrimin e partive politike në zgjedhjet e Kavajës do të jetë e marta e ardhshme, me 4 prill.

Partia Demokratike, ka deklaruar më parë se nuk do të ketë zgjedhje në Kavajë, dhe as në 18 qershor, pa u plotësuar kushti i saj për qeveri teknike.

Përveç qëndrimit të opozitës, në provë është edhe LSI, që deri tani ka mbajtur një qëndrim të paqartë në konfliktin mes dy palëve.

Elvis Rroshi u shkarkua në bazë të ligjit të dekriminalizimit. Partia Socialiste ka nisur përzgjedhjen e kandidatëve për fitoren e zgjedhjeve në 7 Maj, ndërsa opozita mbetet në protestë para kryeministrisë.