Xhaka sulmon De Biasin: unë luaj për flamur, ai mendon për paratë
Vetë Xhaka, në një reagim zyrtar, për Top Channel, ka rrëfyer kete te diele se nuk ka pasur asnjë problem personal dhe se është larguar nga grumbullimi vetëm pas problemeve me trajnerin De Biasi. Në fillim i gjithë ky sherr me gjak të nxehtë u morr si një shpërthim pas humbjes. Por mënyra se si u përshkallëzua ngjarja tregon se është shumë më tepër sesa kaq.
Menjëherë pas sfidës së Palermos, dy nga titullarët e europianit, Abrashi dhe Xhaka janë larguar në mënyrë demostrative nga skuadra dhe nuk kanë udhëtuar drejt Tiranës për të përgatitur ndeshjen miqësore kundër Bosnjes. Përpos gjendjes së rënduar emocionale të skuadrës në aktin e tyre, sidomos të Taulantit që njihet për impulsivitetin e tij, mendohet se ka lujtur rol edhe vendimi i De Biasit për të mos i aktivizuar në një ndeshje vitrinë si ajo e Palermos (lexo shkrimin poshte). Burime brënda të kuqve informuan për këtë pakënaqësi ndërsa në komunikimin e tij me mediat trajneri i kombëtares u mundua ta relativizojë atë: megjithëatë nga goja e teknikut doli një shprehje e rallë: “Taulant Xhaka nuk është i pazëvendësueshëm”.
Gianni de Biasi e mohoi lajmin se Taulant Xhaka dhe Amir Abrashi janë larguar nga ekipi në shenjë pakënaqësie ndaj tij.
“Nuk ka asnjë lloj refuzimi. Xhaka ka shkuar sepse ka disa probleme, Abrashi ka problem fizike në gju”, deklaroi De Biasi në konferencë për media. De me kaq konflikti u duk sikur u shua. Aq më tepër që vetë Xhaka në faqen e tij zyrtare në Facebook ka postuar një foto bashkë me Abrashin duke e komentuar: “Deri në vdekje kuqezi!”.