Vlora blindohet me makina policie. Pse ka kaq frikë Rama në qytetin ku ka dalë deputet?

Aktualitet

Kryeministri Edi Rama paraditen e sotme ka shkuar në Vlorë për të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore të 20-vjetorit të tragjedisë së Otrantos.

Ajo që ra më shumë në sy është fakti se Kryeministri rrethohej nga një numër i madh i makinave të policisë dhe eskortës së tij shoqëruese. Sikurse mund ta shikoni në videon më poshtë, është një karvan i gjatë automjetesh që shoqërojnë Ramën në qytetin ku vet ai është zgjedhur deputet.

Edhe pse është ditë pushimi, Syri.net mëson se të gjithë punonjësit e administratës së Bashkisë e Prefekturës kanë dalë për të pritur Kryeministrin. Madje në aktivitet janë nxjerrë edhe nxënësit me urdhër të drejtorisë arsimore.

E megjithatë, shefi i qeverisë duket i braktisur nga qytetarët vlonjatë sikurse duket edhe në video. Kohët e fundit, vlonjatët jo pak herë nga shprehur pakënaqësi ndaj reformave të Qeverisë Rama, madje edhe ndaj kryebashkiakut socialist të Vlorës, Dritan Leli. /SYRI.net/

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?