Sulmohet me armë një kantier ndërtimi në Lushnje

Aktualitet

Persona ende të paidentifikuar nga policia kanë bërë një sulm me armë ndaj një firme ndërtimi.

Burime nga policia thanë se ngjarja ka ndodhur në mesnatë tek vendi i njohur si “Klubi i shoferit”.

Në këtë zonë, persona të paidentifikuar ende kanë qëlluar me armë zjarrin ndaj kantierit të firmës së ndërtimit në pronësi të qytetarit me inicialet A. Ll.

Nga ngjarja fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz, por paniku ka përfshirë banorët.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur oficerët e policisë që kanë nisur hetimet, ndërsa ende nuk ka persona të dyshuar në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?