Rusia shpall fajtor liderin e opozitës dhe e arreston
Aleksey Navalny u arrestua menjëherë pas mbërritjes në një protestë anti-korrupsionit në qendër të Moskës të dielën. Ai u akuzua për shkeljen e një ligji mbi tubimet publike dhe u përball me gjobë dhe ndalime administrative.
Policia e Moskës ka konfirmuar zyrtarisht se ka arrestuar rreth 500 demonstrues.
Dhjetëra persona janë arrestuar anembanë Rusisë të dielën, në mesin e disa protesta masive, pasi opozita u kërkoi njerëzve të dalin në rrugë për të demonstruar kundër korrupsionit dhe të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Dmitry Medvedev.
Alexei Navalny njoftoi në faqen e tij në Facebook se më shumë se 80 qytete në të gjithë Rusinë do të mbajnë protesta të dielën dhe se autoritetet nuk kishin sanksionuar shumicën e tubimeve.
Ai publikoi rezultatet e disa hetimeve, të cilat sipas tij zbulojnë një skemë korrupsioni të kryeministrit rus (dhe ish-president) Dmitry Medvedev, aleati kryesor i Putin
Rusia ka shpallur fajtor liderin e opozitës Aleksey Navalny për organizimin e një tubim të palejuar, dhe do të gjobitet 20.000 rubla (350 dollarë).