Poezi nga Albina Gjergji.

0

UNE JAM NGJYRE E KUQE

Unë jam ngjyrë e kuqe
Kordele e lidhun
N’kutinë e andrrave
Që pret me u hapë
E rrahjet e zemrës me i shtue.

Këndoj…
E vallëzoj me erën
Baladën e heshtjes.
N’hapësirën e pafundme
Titullin… “E lirë”!

TE DU!

Të du!
Merre këtë fjalë
Kjo asht krejt
çka mundem
me t’dhanë.
Njéshé fort
brumin e saj
Mbasi t’jetë bá
mendim i parë
edhe n’Ty…
ma kthe
të pjekun
t’ushqehemi të dy!

PSE M’LARGOHESH DITA JEME?

Nuk mujta me të kapë sot dita jeme.
As mesazhin tand.

Vrapove,
u hodhe,
m’kapërceve,
u fike…

E ngrysun ule siparin e shfaqjes
halá t’papërfunduem dhe… ike!

Pse kështu m’largohesh
gjithmonë dita jeme?
Pse?
E ftohtë,
e pabesë,
rrenacake…
tuj premtu më kot
suksesin e regjisë tjetër…

Po nesër?
Nesër ça don me ba?
A don me lujt prapë me mu?

Dita jeme?

Paj… m’ka marrë malli me të duartrokitë!

A po vjen siç t’ka hije?

ERDH ORA.

Ky asht orari që me shkronjat baj dashni.
I vetmi shesh lufte ku me dhimbjen e ambël baj paqe.
Mos t’ju duket çudi pse i lasdrohem kaq shumë.
Shpirti asht autor i kësaj shfaqje.

E di, gabime bajnë edhe shkronjat,
shpeshherë i fajësoj edhe unë.
Ama… asht nji reaksion i çuditshëm,
fakti që duhena e zihena kaq shumë!

Ky asht tik-taku që unë vallëzoj me vargjet.
Me rimën e tyne bahem NJI përnatë.
Asht e vetmja dashni besnike, e pastër…
Që m’kthehet zhveshun në orarin e saktë.

KUR ISHA E VOGEL

Kur isha e vogel baba jem
thurte shporta andrrash
t’mbushuna me t’ardhme
per mu.
Pinte kafen turke
nadje heret
e mbasi numeronte hallet
nji e nga nji
pa ba za
e kishte zakon
vec thurte shporta
deshirash…
Te njejten gja
bante perdite,
a thu se mbasi
mbaronte shporten
e radhes
andrrat i ishin realizu!
Nji dite e thithi aq fort
kafen prej filxhanit
sa me coi prej gjumit
e m’shkputi prej
lojes me kuklla…
E pashe krejt hunde e buze
e tuj kalu neper dur
fijen e thupres m’qeshi
me nuanca dhembshunie
si me dasht me m’thane;
“M’fal babe,
por kjo shporta
qe kam n’dore
e qe po e thuri
me fije shprese
per ty,
m’perhumi,
E fyti mu tha
kur mu kujtu
sesi u keput
thupra
e shportes
qe gjyshi yt
dikur
kish ba per mu…
Per bijen teme
ka me ken
ndryshe,
koha ka me e ndihmu”!
Baba i jem
ai andrrimtari
i pandreqshem
si e bija
sot…
deshtimet e dites
i mbulonte me jorgan n’darke,
por vetem
pasi ju kishte thane
“Naten e mire”
dyrve t’pahapuna
t’miqve pa miq.
Ai kishte dur t’vrazhda
Shpirtin e bute,
Zemren e bardhe,
Ftyren e pervujt’
Fliste me syte jeshil
krejt si ullini mijevjecar
poshte t’cilit Jezu Krishti
dikur predikonte sesi duhet ken
NJERI.
Kur isha e vogel baba jem
thurte shporta andrrash
t’mbushuna me t’ardhme
per mu.
Si Psalm me perseritet
ne kry deshira e tij,
“Bija jeme ti duhet me gzu”!

TESH M’LEN ME PUSHU.

Ke nji meritë t’madhe
Në shpërmbamjen e asaj
Çka isha.
Se tesh’ nuk jam ma
Ajo e djeshmja
Që vrapoja me
Kapë trenin e lumturisë!
E ma së shumti
Nëse don me e dit’
Vlerësoj faktin që
S’kena kénë kurrë bashkë
Se po të kishim
Kénë bashkë
Shumëçka kishte
Me kénë ndryshe.
Ma bukur.
Për shembull…
S’do kisha pas kohë
Me kénë as kjo që jam
As kjo që shkruej
As kjo që vuej…

T’falemnders!

Tesh m’len me pushu
M’len…
Se kamkryq jam ulë
n’stacionin e zemrës
e me shkronja po godas
shinat e nji bote,
të cilën nuk asht
Se ma zbulove ti.

T’LUTEM MOS M’DUJ KAQ FORT!

T’lutem mos m’duj kaq fort!
Kam frikë se dashnia
Ka me na largu
Ma shumë se ç’jena!
Si n’përplasjen e shikimit
Tonë të parë,
Ku për dreq t’i rroka
Sytë me shpirt.
Pa e dit’ se… bash
Ky shpirt që sonte
Djegë
Kishte
Me m’lanë t’verbër
përgjithmonë!

 

Total 10 Votes
2

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author