Përfaqësuesi i Kryeministrisë flet greqisht: Të gjithë ndjehemi nga pak grek

Aktualitet

Festa Kombëtare e Greqisë ka bashkuar partitë minoritare në Shqipëri. Gjatë festës së zhvilluar dje në Finiq kanë qënë të pranishëm kryetari i bashkisë së Finiqit, Leonidha Kristo ,përfaqësuesi i kryeministrisë, Alket Hyseni, kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule, kryetari i Partisë MEGA, Kristaq Kiço, zëvendëskonsulli i Greqisë në Gjirokastër, Kostandinos Niqelis, deputeti i PS, Andrea Marto, si dhe deputetë të parlamentit grek. Nga emrat e lartpërmendur vihet re se se janë bërë bashkë drejtuesit politik të partive që përfaqësojnë minoritetin, por që aderojnë ca majtas e ca djathtas.

Ajo ç’ka ra tjetër në sy është se përfaqësuesi i Kryeministrtisë foli në greqisht. “Sot do flas greqisht, pasi sot të gjithë ndihemi pak grekë”, – ka thënë në përshëndetjen e tij, Alket Hyseni, përfaqësues i kryeministrisë. – “Ju përcjell urimet e kryeministrit Rama dhe deputetit Damian Gjiknuri. Jam i sigurt që vitin tjetër do të festojmë në qendrën e re këtu”, vijoi ai.

Alket Hyseni ishte deri para një muaji drejtor i Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave ndërsa tashmë Rama e ka punësuar si jurist në Kryeministri.

Në këtë festë, foli dhe Vangjel Dule. “Festojmë sot 25 marsin ditën e lirisë, ditën e pavarësisë. Kjo është një festë e madhe për gjithë grekët në mbarë botën”, – ka thënë midis të tjerave kryetari i PBDNJ.

Ndërsa kryetari i Partisë Mega, Kristaq Kiço në fjalën e tij, tha: “Ndihemi krenar për këta fëmijë që për vit të dytë radhazi këtu në zemrën e helenizmit festojnë krenarë 25 marsin. Të flasë njeri për historinë greke do shumë kohë. Është e pambarueshme historia greke, mësimet e saj dhe jo vetëm për ne, por për gjithë botën”. /Opinion.al

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?