Ja porosia e Ruçit për deputetët socialistë

Aktualitet

Kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi në mbledhjen e sotme të grupit ka porositur deputetët që të mos mungojnë në seancën plenare të së enjtes pas incidentit javën e kaluar me Klosin. Kujtojmë se u shkel Kushteuta, pasi për dekretin për shkarkimin e Blendi Klosit votuan 70 deputet. Më pas votimi u përsërit me urdhër të Ruçit.

Ndërkohë në mbledhjen e sotme, Vasilika Hysi ka ndërhyrë duke i shpjeguar se LSI ndan mendime të kundërta për shumë çështje, një prej të cilave është për kompetencat e ministrit të Drejtësisë.

“Zgjidhini mosmarrëveshjet para së enjtes me LSI”, mësohet tu ketë thënë Ruçi deputetëve të PS.

Kujtojmë se gjatë javës së kaluar, pati debate në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve ku diskutohej drafti për funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë. Ligji u kalua me porosinë që të bëheshin ndryshimet që kërkojnë ekspertët e ministrisë. Kjo është një nga përplasjes PS-LSI. Shqetësimi i Hysit ngrihet nga frika se LSI mund të mos e votojë këtë ligj të enjten në parlament

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?