Grabitje me armë në Korçë. Grabitësit masakrojnë një familje dhe marrin kasafortën me lekë

Aktualitet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në zonën e Korçës. Burime nga policia thanë se persona të paidentifikuar pasi kanë dhunuar një familjen, i kanë marrë kasafortën me para.

Sipas policisë, mëngjesin e sotëm në Komisariatin e Korçës, është paraqitur dhe ka bërë kallëzim 53-vjeçari me inicialet N. B., banues në fshatin Kamenicë.

Ai ka deklaruar se rreth orës 01:45 në banesën e tij private në fshatin Kamenicë, kanë hyrë dy persona të maskuar të cilët dyshohet të kenë pasur edhe armë. Këta të fundit, pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj dy personave që ndodheshin në banesë, kanë vjedhur kasafortën brenda së cilës kishte një sasi lekësh, disa dokumente dhe më pas janë larguar.

Nga ana e Policisë, po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Korçës akuzat e “vjedhjes me dhunë, e kryer në bashkëpunim”.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?