Aktualitet

Agron Duka: Besoj se do hyjmë në zgjedhje me qeveri teknike

Sipas Agron Dukës, Kryeministri Edi Rama do të tërhiqet nga qëndrimi i tij dhe do të krijohet një qeveri teknike, e cila do organizojë zgjedhje demokratike.

Deklarata e kreut të PAA, Agron Duka:

Opozita nuk shkon në zgjedhje me këtë qeveri, jo sepse ashtu dëshiron ajo por sepse ka një sërë argumentash që dihen tashmë. Ne mendojmë dhe tashmë jemi të bindur se me këtë qeveri rrezikohen zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe provat janë dhënë për këtë në zgjedhjet e pjesëshme dhe ato vendore.

Ne si pjesë e opozitës kemi të njëjtin qëndrim, pra nuk hyjmë në zhjedhje pa qeveri teknike, pa garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Një mazhorancë e dalë nga zgjedhje pa pjesëmarrjen e opozitës nuk mund të ketë një qeveri. Gjithësesi unë nuk besoj se opinioni kombëtar dhe ndërkombëtar do të lejojë që të bëhen zgjedhje ku marrin pjesë vetëm një pjesë e politikës.

Një shenjë për këtë e dha edhe lideri i LSI i cili me të mirat dhe të këqijat që ka, në këtë pjesë ndau të njëjtin mendim me ne kur tha se pluralizmi në Shqipëri ka ardhur në 1990, kështu që nuk kemi ndërmend të hymë me një parti në zgjedhje. Sipas meje sinoptika është pozitive dhe gjykoj që ne do hymë në zgjedhje me qeveri teknike e cila përfaqëson gjithë popullin shqiptar dhe që do të krijojë një shtrat për zgjedhje të lira dhe të ndershme diçka pozitive edhe PAA.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?