‘VOA’ 90% të kohës së lajmeve ia dedikon Bashës/Video

Aktualitet

Zëri i Amerikës ka bërë një përjashtim të rrallë në historinë si media. Të gjithë kohën e lajmeve këtë herë ia ka dhënë kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Ku i fundit në intervistë për VOA është shprehur se ndodhet në SHBA me ftesë të krerëve të Partisë Republikane.

I pyetur në studion e VOA nëse PD-ja do marrë pjesë në zgjedhjet e Bashkisë së Kavajës, Basha është shprehur se vendimi është marrë në datën 18 shkurt.

“Qëndrimi i PD dhe opozitës është shprehur. PD, opozita dhe shumica e qytetarëve e kanë marrë vendimin që në datën 18 shkurt.

Ndodhem në SHBA me ftesë të krerëve Republikanë dhe jam takuar me krerë të komisioneve të ndryshme këtu.

Kam marrë mbështetje nga të gjithë bashkëbiseduesit, për kauzën e lirë të zgjedhjeve të drejta dhe të ndershme”, është shprehur Basha.

Më pas ai është shprehur se nuk do të ketë zgjedhje pa opozitën.

“Nuk do të ketë zgjedhje pa opozitën. Nëse ka përpjekje për zgjedhje fasadë ne do ti ndalojmë. Zgjedhje me Edi Ramën kryeministër nuk mund të ketë”, është shprehur Basha.

Ajo që ka ra në sy ishte fakti se në çdo përgjigje të kreut të PD-së të dhënë për pyetjet e bëra nga VOA, gazetari shprehej se Basha kishte të drejtë.