Taulant Balla i përgjigjet Kryemadhit: Opozita(LSI) ka nisur fushatën në Elbasan

Aktualitet

Një ditë pasi Monika Kryemadhi lëshoi kritika, duke thënë se në Librazhd s’ka ujë, ndërsa qeveria flet për reforma, sot ka i është kundërpërgjigjur Taulant Balla. I pyetur nga gazetarët, deputetit i PS-së në Librazhd ka përdorur ironinë, duke e quajtur LSI-në pjesë të opozitës.

“S’e di cdo beje opozita ne qarqet e tjera po ne Elbasan ajo ka filluar fushaten! Do thoni ju qe mikja ime Monika nuk eshte opozite! Po e keni gabim, sepse Monika ben opozite edhe per dikasteret apo agjencite qe jane pergjegjesi e partise se saj ne qeveri. Ja per shembull, shkon ne Shushice e thote s’eshte bere asgje per bujqesine, nderkohe qe partneri yne ka edhe Ministrine edhe agjencine e pagesave per fermeret. Ose u thote ju ka lene qeveria pa uje, nderkohe qe drejtorine e ujesjellesit per ate zone e ka nje figure e partise se Monikes. Keshtu qe mos i’a qani hallin opozites, te pakten per Elbasanit, se ne Elbasan opozita ka filluar fushaten”, ka deklaruar Taulant Balla.

Reagimi i tij u shpërnda për mediat nga zyra e shtypit në Partinë Socialiste. Kjo përplasje mes PS-së dhe LSI-së është e fundit në radhën e shumë të tjerave që kanë ndodhur kohët e fundit, ndërsa ende nuk dihet se çfarë do të bëhet me koalicionin.