Shkarkohet xhaxhai i Arben Nokës. Ishte Kryetar i Këshillit të bashkisë Lezhë

Aktualitet

Gjokë Noka është shkarkuar me votat e këshilltarëve të dy palëve.

Shkarkimi është bërë në mbledhjen e fundit të Këshillit, që ka emëruar edhe drejtuesin e ri që është Kristjan Gjidoda.

Mbledhja mësohet se është drejtuar nga nënkryetari i qarkut. Pas këtij vendimi ka reaguar edhe Noka.

“Mbledhja e zhvilluar është një celulë e paligjshme. Nuk kishte kuorumin e nevojshëm. Ky ishte një organizim për të marrë peng bashkinë e Lezhës”, është shprehur Noka.

Gjokë Noka është xhaxhai ish-deputetit të PS-së, Arben Noka i cili dha dorëheqjen nga mandati pasi është i dënuar në Itali për trafik femrash per prostitucion.

Partia Demokratike e ka akuzuar qe ne fillim per keto akuza, ndersa beri publike edhe dokumentet e denimit.

Kreu i Këshillit të bashkisë të Lezhës është shkarkuar me 21 vota