Serialit ‘Fate të Kryqëzuara’ i vjen fundi. Aktorët festojnë suksesin e bashkëpunimit të tyre/Video

Aktualitet

Serialit turk i cili ka mbërthyer shikuesit para ekranit që nga  1 dhjetori i vitit 2014, duket se i ka ardhë fundi.

Seriali me 97 episode,  në të cilin interpretojnë aktorët më me zë në kinematografinë turke si Erkan Petekkaya, Nurgul Yesilcay, Ebru Ozkan, është një nga prodhimet më të suksesshmë të  gjigantit Endemol, shkruan Syri.net.

Me 27 mars do të transmetohet seria e fundit e këtij seriali,  xhirimet e të cilit sapo kanë përfunduar. Këtë e treguan vetë aktorët përmes rrjeteve sociale ku shkrepën disa nga momentet të ndryshme me bashkëpunëtorët e tyre në momentet e fundit të xhirimeve.

Ka qenë aktorja simpatike, e cila njihet për interpretimin e saj në rolin e Xhansu, që ka ndarë një foto në rrjetet sociali nga vila ku janë luajtur shumë skena të seriali. ‘Mbaroi” shkruan aktorja në këtë imazh, ndërsa janë publikuar edhe disa video , ku aktorët janë mbledhur për të festuar suksesin e bashkëpunimit të tyre.