Policia italiane nis arrestimet e tifozëve shqiptarë për hedhjen e flakadanëve

Sport

Të paktën një tifoz u arrestua mbrëmë gjatë ndeshjes në Palermo ku u përballën Italia me Shqipërinë ndërkohë që një numër tifozësh ajnë në listat e policisë.

DIGOS, polica e specializuar në Itali që zakonisht merret me ngjarjet e dhunshme si ato të mbrëmshmet në “Renzo Barbera” të Palermos, ka filluar menjëherë punën për të ndalur elementët e dhunshëm që sollën ndërprerjen e ndeshjes.

Ndërsa kontrolloheshin nga larg tifozët, zyra operative kontrollonte kamerat e sigurisë duke identifikuar të gjithë personat e dhunshëm apo ato që ndezën e hodhën fishekzjarrë e flakadanë në stadium.

Sipas mediave italiane, është arrestuar menjëherë gjatë ndeshjes një tifoz shqiptar, i cili po hidhte fishekzjarrët, ndërsa më pas janë identifikuar edhe 77 mbështetës të tjerë të Shqipërisë të cilët janë në kërkim pasi ndiqen penalisht.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?