Sport

Plisat” shpjegojnë arsyen e Palermos në ndeshjen Shqipëri-Itali: Shashka për Armand Dukën

Grupi i tifozerisë kuq e zi Plisat ka shpjeguar arsyet se pse ata ndezën tymuese dhe shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes me Italinë për rreth 10 minuta.

Grupimi ka bërë të ditur se trazirat në stadium u kryen në shenjë hakmarrjeje kundër kreut të Federatës së Shqipërisë të Futbollit (FSHF), Armand Duka për vendimin që atyre të mos u lejohet hyrja në duelin e shkuar ndaj Izraelit.

Tifozët në fillim hodhën shashka në fushë ndërsa më pas ndezën tymuese të shumta në stadium duke ngjallur edhe frikën e ndonjë kati apo përplasje të mundshme. Lajotarë të kombëtares shqiptare u kërkuan që të hiqnin dorë nga demonstrimi dhe loja rifilloi sërish në minutën e 58.

Por kësaj here Plisat nuk kanë gjetur mbështetje aq të gjerë. Shumë janë dakord me protestën kundër Dukës por kërkojnë që protesta të bëhet atje ku nuk dëmton interesin e kombëtares dhe të Shqipërisë.

“Ju kam stimuar me koh por te besh nje gjest te till esh e paparamenduar…keni vepruar si femi jo si tifogrup…ne nje ndeshje ku duartrokiten himnin ton (e vetmja ndeshje ne histori) ku ne vendin fqinj figura e shqiptarit po pastroheshe thuajse teresisht ju ne 90 minuta shkaterruat gjithcka…te gjith neper rrjetet italiane filluan te shanin shqiptaret dhe te nxisnin thirrje anti-shqiptate…kuptoj qe keni nevoj te protestoni por bejeni aty ku duhet me ndonje shtet qe nuk na ka qef…ishit krenaria jon me ju mburreshim para cdo tifozi por shkaterruat gjithcka…faleminderit qe ndryshe nga heret e tjera kontribuat qe te prishet imazhi i shqiptarit…gjithmon dhe kurrsesi forca shqiperi”, shkruna një tifoz i identifikuar si Fabri Waka. Droni.al

plisat postim_copy_1

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?