Paralizohet trafiku në qender të Tiranës. Veliaj pi kafe dhe bën show me Ramën në facebook

Aktualitet

Rreth 2 mijë nxënës të shkollave 9-vjeçare në kryeqytet dhe 6 mijë të tjerë nga rrethet, përgatiten për të thyer rekordin “Guinness Cup Song Albania”.

Në sheshin “Skënderbej” të rinj nga shkolla të ndryshme performojnë me kupa plastike këngën Cup Song. Kur një solist këndon “Të rri apo të iki”, 2 mijë veta formojnë fjalën “Albania” të ulur.

Eventi është organizuar nga Sirea Film, në bashkëpunim me bashkinë e kryeqytetit dhe Ministrinë e Arsimit e Ora News si media partner.

Por ana tjetër kjo tentativë ka shkaktuar një situatë e jashtëzakonshme trafiku në kryeqytet këtë të shtunë, ku akset kryesore të qendrës së Tiranës u bllokuan për kalimin e automjeteve.

Të bllokuara ishin edhe rrugët që lidhen me bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe funksionale ishte vetëm Unaza.

Bllokimi i sheshit “Skënderbej” nga punimet e Bashkisë dhe bulevardit para Kryeministrisë për shkak të protestës së opozitës me çadër, pothuajse e ka bllokuar fare kalimin në qendër dhe bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për makinat, duke krijuar kaos, stres dhe vonesa tek banorët e kryeqytetit.

Paradoksale është edhe fakti se asnjë njoftim zyrtar nuk është bërë nga Bashkia apo policia rrugore për bllokimin dhe qytetarët janë përballur me këtë situatë krejt papritur, duke mbetur për minuta të tëra të paralizuar nëpër rrugë.

Shumë qytetarë janë shprehur sot se u është dashur rreth 45 minuta për të lëvizur vetëm disa qindra metra.

Mungesës së njoftimit për raste të tilla u shtohet edhe mungesa e masave për lehtësimin e trafikut në ndihmë të qytetarëve, çka e ka kthyer udhëtimin në qënder të Tiranës një mision gati të pamundur./Lapsi.al

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?