Arrestohen 4 oficerë policie për 8 ton drogë të kapur në Itali. Ja emrat e tyre
Prokuroria per Krime te Renda ka urdheruar arrestimin e 4 punonjesve te Policise ne piken e kufirit Qafe Thane, te dyshuar per vepren penale te “Trafikut te narkotikeve” ne bashkepunim, ne vijim te hetimit te nisur pas zbulimit te nje kamioni maqedonas me 8 ton kanabis ne Itali, ne shkurt 2017.
Ne baze te hetimit te Prokurorise per Krime te Renda ka rezultuar se efektivet e policise kane krijuar lehtesite qe ky kamion, i ngarkuar me narkotike, te kaloje pa u kontrolluar ne Qafe Thane.
Ne baze te hetimit te Prokurorise, Gjykata per Krime te Renda ka caktuar masen e sigurise, te cilat jane zbatuar mbremjen e sotme nga Sherbimi i Ceshtjeve te Brendshme, per efektivet e policise:
1.Clirim Pepa, pergjegjes turni
2. Ervin Kodra, kontrollor hyrje-dalje
3. Lirim Halili, kontrollor te kabina ne hyrje
4. Syrja Terziu, kontrollor ne hyrje