Aktualitet

Shefi i komisariatit të Rinasit bën fushatë për PS-në, në Tiranë. Shpëndan në facebook fjalimin e Tahirit/Video

Në profilin e tij në Facebook, Ermal Milori nuk ka ngurruar të shpërndajë mitingun e Partisë Socialiste të Tiranës, të datës 17 mars. Video nis me fjalimin e Saimir Tahirit me fjalët: “Kjo është partia Socialiste e Tiranës, këta janë socialistët e Tiranës….”. Bashkë me videon është shpërndarë edhe mesazhi i Partisë Socialiste.

Policia e Shtetit është e depolitizuar sipas ligjit. Gjatë kohës kur ishte Ministër i Brendshëm, Saimir Kohë më parë, Tahiri hpërndau një urdhër të brendshëm, ku i kërkonte policëve të jenë të kujdesshëm në rrjetet sociale, të mos ekspozojnë armët, varëse floriri apo edhe tatuazhe. Për mitingjet e Partisë Socialiste, Tahiri nuk kishte asnjë vërejtje. Të shohim se çfarë do të mendojë Fatmir Xhafa, kur jemi në prag të nisjes së fushatës elektorale.

https://www.facebook.com/pstirana.al/videos/1600224130056292/

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?