Rama: Zgjedhjet do bëhen kriza e PD-së, jo e vendit
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin social Facebook menjëherë pas deklaratës së Edi Palokës se opozita do bojkotojë edhe zgjedhjet vendore të 7 majit në Kavajë.
Kreu i qeverisë ka theksuar se zgjedhjet jo vetëm që do të behen, por nuk do të lejojë që kriza e PD-së, të bëhet kriza e vendit.
“PD nuk hyn në zgjedhje në Kavajë? Keqardhje për PD po kriza e saj s’është e s’do bëhet kriza e vendit! Zgjedhjet do bëhen Drejtësia do bëhet”, shkruan Rama në Facebook.
Total 0 Votes
0
0