PS shkarkon 100 zyrtarë të LSI

Aktualitet

Ilir Beqaj si ish Ministër i Shëndetësisë ka lëshuar  një urdhër shkarkimi për rreth 100 nëpunës dhe zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësi.

Personeli prej gati 100 zyrtarësh ishte i punësuar në Drejtorinë Rajonale dhe Spitalet e Qarkut të Durrësit.

Burime të Lajme.al thanë se pothuaj të gjithë punonjësit që kanë marrë urdhrin e largimit rezultojnë të jenë përfaqësues të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Emërimet apo ngritjet e tyre në  detyrë janë bërë pas vitit 2013, në bazë të marrëveshjes PS-LSI.

Motivacioni i shkarkimeve në masë është ende i paqartë. Zyrtarë të LSI-së në Durrës thanë se ky vendim është një hakmarrje e ministrit në ikje Ilir Beqaj ndaj LSI, për kritikat që kjo e fundit ka mbajtur ndaj koncesioneve.