Idrizi drejt daljes më vete. Të marrim votën që na takon, më pas të mendohet për koalicionet”

Aktualitet

Ka qenë vetë kreu i kësaj partie Shpëtim Idrizi, i cili gjatë një takimi me të rinj dhe simpatizantë të forcës që drejton në Bërzhitë të Tiranës, hodhi idenë se do të ishte më mirë sikur partitë politike të garonin më vete.
Sipas Idrizit do të ishte më e udhës nëse partitë politike nuk krijojnë koalicione parazgjedhore, por të dalin të vetme në zgjedhjet parlamentare të 18 Qershorit.
“Partitë të shkojnë jashtë koalicioneve në zgjedhje. Të marrim votën që na takon, më pas të mendohet për koalicionet”, ka thënë ai.
PDIU ndodhet në koalicionin qeveritar tashmë prej 3 vitesh, së bashku me dy forcat e mëdha PS dhe LSI.