Votohen sot në Kuvend katër Ministrat e rinj.

0

Kuvendi do të votojë këtë të enjte dekretet e Presidentit për emërimin e 4 ministrave të rinj të kabinetit qeveritar, të propozuar nga kryeministri Edi Rama..

Deputetët e maxhorancës pritet të miratojnë sot emërimin e Fatmir Xhafajt në postin e ministrit të Brendshëm, të Ogerta Manastirliut në postin e ministrit të Shëndetësisë, të Eduard Shalsit në ate te ministrit të Cështjeve Vendore dhe të Olta Xhackës në postin e ministrit të Mireqenies Sociale dhe Rinisë.

Krahas tyre, seanca do të votoje dhe dekretet e shkarkimit të katër ministrave që lëne detyren: Sajmir Tahirit nga posti i ministrit të Brendshëm; Ilir Beqja nga ai i Shëndetësisë; Bledi Cuci nga posti i ministrit te Cështjeve Vendore dhe Blendi Klosi nga minister i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.
Seanca e sotme do te zhvillohet serish pa opoziten, e cila prej me shume se nje muaji vijon të bojkotojë parlamentin duke mos u tërhequr nga kërkesa e saj për zgjedhje të lira dhe të ndershme, qe do te mbahen nga nje qeveri teknike.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author