Nga Kreshnik Çollaku: Rama për herë të dytë pjesë e fushatës Anti Trump !!!

Ka disa dite qe ka shperthyer nje sulm mediatik i paprecedente i Demokrateve amerikane kundra Presidentit Trump.
Fushata mediatike synon te rrenjose ne opinion idene se fitorja Trump u mbeshtet nga influenca ruse ne SHBA.
Absurde kur mendon se historikisht Republikanet amerikane kane mbajtur qendrime antiruse shume me radikale se Demokratet.
Sado e rende dhe qaramane kjo akuze mbetet nje ceshtje amerikane.
Cudia e madhe eshte se thuajse ne sinkron me fushaten AntiTrump ne SHBA,shperthen dhe “fushata antiruse” ne Tirane.
Cuditerisht,rilindasit filosovjetik te Tiranes zgjohen antirus te terbuar. Akuzat jane identike me ato qe Demokratet humbes te SHBA i bejne Republikaneve fitues dhe presidentit Trump…thelbi “influenca ruse mund te ndikoje zgjedhjet”.

Cudia e rilindasve te Tiranes esjte mbreselenese. Ne fakt ishin keta qe nuk guxonin te hapnin gojen per sanksionet,pushtimin e Krimese,ishin keta qe dergonin emisare te fshehte ne Moske,jane keta qe prej muajsh luten per nje vizite kryeministrore me Moske…jane po keta qe sot zgjohen “antiruse”.
Gjate fushates presidneciale kryeministri Rama u ofrua te perdoret dhe u keqperdor nga strategjistet antiTrump.
Dalja e tij ne CNN me fyerje ndaj kandidatit Trump nuk ishte nje marrezi,ajo ishte pjese e strategjise antiTrump se atij i mungon mbeshtetja nderkombetare.
Trump fitoi dhe u be president i SHBA.
Kryeministri i Tiranes me zerin e mekur gjeti nje metafore naive per te kerkuar ndjese “e kisha me kandidatin jo me prsidentin”.
Sot kryeministri vendit nuk ka me asnje metafore qe te shfajsohet neser. Ai dhe qeveria e tij sot po perdoret nga te njejtet strategjiste per te sulmuar Presidentin e SHBA.
Rilindasit si nje kamare e prishur po luajne koralen nderkombetare te nje “tragjedie amerikane”..se ruset ndihmuan fitoren e Republikaneve ne SHBA.
Kur keqperdoresh ne keto nivele perdoruesit nuk kujdesen te te ruajne dinjitetin. Prandaj Rilindasit keqperdoren kaq pa dinjitet ne Tirane e akuzojne turbullt se druhen se ruset mund te ndikojne ne zgjedhje…ndersa jane duke pritur me ankth konfirmimin e viZites kryeministrore ne Moske

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments