Nga Agim Xhafka: Pllatoni dhe Nishani

Aktualitet

Tek filmi “Perballimi” u kujtohet Pllatoni,ai personazhi që bënte arkivole. Në fakt ka qënë person real. Quhej Taqo Babuci dhe jetonte në Korcë. Por ishte njeri që fuste hundët kudo,ose e bënin autor dhe për gjëra që ai as i kishte thënë e as i kishte menduar. Ndaj një ditë i propozuan të hypte në çati të kishës e te rrinte një orë pa folur. Do e shpërblenin me një mijë lekë të atëhershme që i bije afër 100 euro sot. Pllatoni pranoi menjëherë. Hypi lart e shokët lajmëruan nënën e tij se i biri ndodhej majë kishës e për dënim zoti ia mori gojën.
Shkoi e ngrata. I lutej të zbriste,i përgjërohej të fliste,qante e kërkonte falje prej zotit. Por ai nuk tundej,veç me dorë jepte shenja që ajo të largohej. Pas pak,nëna e pandehu si dënim të zotit e ia nisi kujes.Po e qante të birin sikur i kishte vdekur.
Më tej Pllatoni nuk duroi dhe bërtiti:
-Po më more një mijë lekëshin,moj e uruar!
Kështu ndodhi dhe me presidentin Nishani. E lanë të heshtë kaq vjet dhe kur po mendohej se mund të kthehej fuqishëm në PD ose mbase mund të ripropozohej,i erdhi goja keq. Një herë që tha se Xhafaj është xhelat,por e firmosa për ministër dhe një herë kur me fjalë rruge e bëri Zhitin spiun të sigurimit.
E humbe një mijë lekëshin,Pllaton Nishani,e humbe. Zbrit tani nga …presidenca!