Ndërsa në Australi Ministri i Brendshëm dorëzohet në polici: Kam fol me celular kur i jepja makinës.

0

Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në Australi, ku një ministër ka denoncuar veten në polici pak pasi kishte përdorur telefonin gjatë kohës që po i jepte makinë për të postuar në rrjetet sociale

Ministri i  Brendshëm, Troy Grant, tha se në ato momente nuk e kishte kuptuar se po thyente ligjin,  shkruan “BBC”.

Grant kishte ngecur në trafik kur i bëri një foto rrugës, të cilën më vonë e publikoi në Twitter nga shtëpia.

Pasi u ndërgjegjësua për thyerjen ligjit, Grant shkoi personalisht në polici dhe denoncoi shkeljen.

Pas kësaj, ai është informuar se e pret një gjobë në vlerë 250 dollarë./SYRI,net/

 

Image

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author