Meta nuk ka më fuqinë ta kundërshtojë kryeministrin Rama, siç bënte dikur me kryeministrin Nano. Voton Xhafën

Aktualitet

LSI e votoi Fatmir Xhafajn si ministër të Brendshëm. Nuk ishte një votim në grup, por Xhafaj mori edhe disa vota të grupit parlamentar të Metës, 76 vota.

Për të njëjtën detyrë, Ilir Meta dhe grupi i deputetëve të tij e rrëzuan Fatmir Xhafajt në vitin 2003 kur ai u propozua nga Fatos Nano.

Meta e Xhafaj nuk kanë patur marrëdhënie të mira prej asaj kohe.

Ata u përplasën ashpër ditën e miratimit të reformës në drejtësi, me Xhafajn që i kërkoi të mbante qetësinë, pasi dashuria i kishte humbur me kohë.

LSI e Metsë u detyrua ta votojë sot edhe pse marrëdhëniet janë të njëjta mes Metës e Xhafajt. Ai që  ka ndryshuar në këtë histori duket Meta, i cili duket se nuk e ka më fuqinë ta kundërshtojë kryeministrin Rama, siç bënte dikur me kryeministrin Nano. /Lapsi.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *