May: Autori i njohur për shërbimin sekret, viktimat nga e gjithë bota

0

Parlamenti britanik rifilloi sot seancën plenare pas atentatit që që tronditi Londrën ditën e djeshme, duke mbajtur mbajtën një minutë heshtje në nderim të viktimave. Kryeministria britanike, Theresa May, ka dënuar ashper sulmin terrorist shkruan “BBC”. Ajo tha se sulmuesi ishte një shtetas britanik, i cili ishte i njohur për MI5 –ën( shërbimi sekret britanik), dhe ishte hetuar më parë si një “figurë e rrezikshme.”

Maj është duke folur në parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, pas sulmit në qendër të Londrës ku u vranë 5 persona dhe u plagosën 40 të tjerë.Kryeministria tha se hetimi ka ndodhur disa vite më parë dhe se i dyshuari nuk ishte “pjesë e “ndonjë hetimi aktual të inteligjencës britanike”

Ajo sqaroi se viktimat ishin nga e gjithë bota. Ata përfshin 12 shtetas britanikë, 3 fëmijë francezë, 2 rumunë, 4 koreanojugor, 2 grekë, një nga Gjermania, Irlanda, Kina, Polonia, Italia dhe SHBA-ja.

3 policë kanë pësuar gjithashtu lëndime serioze për jetën.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author