Berisha: Një diplomat amerikan i quajtur Richard Schifter udhëhoqi Partinë Socialiste nga Athina për të bojkotuar zgjedhjet

Intervista

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka rrëfyer prapaskenat e zgjedhjeve të vitit 1996 dhe ka folur për herë të parë për ndërhyrjen nga jashtë vendit.

Në një intervistë për emisionin “Komiteti” të Berat Buzhalës në Gazetën Express, Berisha thotë se nuk është penduar për ngjarjet që ndodhën.

BERAT BUZHALA: A jeni penduar për zgjedhjet e vitit 1996?

SALI BERISHA: Jo. Zgjedhjet e vitit 1996 kanë qenë një operacion i kryer nga jashtë kundër Shqipërisë. E kam thënë dhe e them: Ka qenë një diplomat amerikan i quajtur Richard Schifter i cili udhëhoqi Partinë Socialiste nga Athina për të bojkotuar zgjedhjet dy orë para dhe ne e kemi të regjistruar telefonatën e tij, sepse ai ishte në një armiqësi të egër me mua.

BERAT BUZHALA: Zoti Berisha jeni prej të rrallëve që nuk heziton të lëshohesh edhe në debate deri në konflikte me zyrtarë amerikanë por ndërkohë raportet tuaja me Partinë Republikanë kanë qenë të shkëlqyera…

SALI BERISHA: Jo edhe me një pjesë të Partisë Demokratike. Ai ka ai kur nga administrata se Bushi e kuptoi mirë se çfarë ishte ai, Clintoni e kuptoi me vonesë se çfarë ishte. Ai ishte një person i cili erdhi kur po bëhej procesi i minoritarëve grek dhe meqënëse lobi grek ishte i stërfuqishëm, ai duket mori përsipër se do ta ndërpresë procesin. Unë e njihja atë më parë, kisha pasur një marrëdhënie shumë të njerëzishme me të dhe më vjen në takim direkt. Më thotë kam ardhur për këtë proces, gjyqi ndërkohë vazhdonte. Kjo është një kërkesë staliniste i thash, unë kurrë nuk e shkoj në mend, unë jam president – unë kam të drejtat e mia për falje, por procesin nuk e ndërpres. Ai u mërzit shumë, filloi një betejë kthejë kundër meje. Dhe çfarë bëri? Çdo shqiptar që shkonte e merrte dhe përpiqej ta bënte të fliste kundër meje në zyra. Ky u mor me Partinë Socialiste, ky dha urdhër në Athinë, Gramoz Ruçit: Bojkotoni! Kjo është e regjistruar. Dhe bojkotuan zgjedhjet dy orë para mbylljes së kutive të votimit. Dhuna që u përdor të nesërmen ndaj opozitës, ajo ishte një keqardhje e madhe. Ndodhi në një kohë kur unë nuk mora vesh sepse gjatë asaj periudhe unë kisha një takim me një grup përfaqësuesish të Institutit Republikan dhe ministrat që po diskutonim për strategji. E mora vesh vetëm pasi njerëzit u goditën që ishte gjë shumë e gabuar.