Aktualitet

Berisha nga Çadra e Lirisë: ‘Edi maska’, një 18 shkurt i dytë do jetë fundi yt i tmerrshëm

Duke folur paraditen e sotme në çadrën ku është mbledhur gjithë grupi parlamentar i PD pas braktisjes së Parlamentit, Berisha iu drejtua Kryeministrit me togfjalëshin “Edi maska” duke i thënë se një protestë e dytë si 18 shkurti do të jetë fund i tmerrshëm për të.

“Dua t’i them Edi maskës se në 18 shkurt në rrugët e Tiranës vërshuan qindra mijëra qytetarë, por vërshuan gjithashtu lumenj urrejtje kundra teje, e cila në qoftë se nuk do të dominohej do të kapte ty edhe në strofullin e maleve të Sharrit ku ishe futur. Mirëpo çka ndodhur tani pas 35 ditësh. Nëse shpresa është ngjallur më shumë se kurrë në mbarë Shqipërinë, ty të shohin si një kufomë politike dhe të ardhmen e shohin tek opozita, tek Lulzim Basha. Problemi është se krahas shpresës dhe besimit, neveria dhe padurimi për të qëruar nga pushteti po bëhen aq të mëdha saqë mos uro kurrë të presësh një tjetër 18 shkurt se do të jetë fundi yt i tmerrshëm. Asnjeri në historinë e lirisë nuk e ka keqpërdorur pushtetit ndaj qytetarëve të tij siç e ke përdorur ti në 4 vite. Ti ke rritur 4 herë varfërinë e shqiptarëve”, deklaroi ish-Kryeministri Berisha.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?