Oferta fantastike nga Alpha Bank Albania për kredinë konsumatore të pasiguruar

Alpha Bank Albania është një ndër bankat më novatore kur flitet për produktet e reja dhe ofertat e saj për produktet ekzistues. Ofertat e shumta për kreditë për klientët individë, gjatë vitit 2016, u kanë mundësuar atyre jo vetëm kushte të favorshme dhe interesa të parapëlqyera por edhe përfitime të tjera të shumta e të ndryshme, në dukje mbase anësore, por, që të gjitha se bashku, në tërësinë tyre plotësojnë më së miri nevojat dhe dëshirat e klientëve ekzistues apo të rinj të Alpha Bank Albania. Edhe në muajin mars të këtij viti, Alpha Bank vjen sërish me një tjetër ofertë fantastike në tregun bankar që do të jetë e vlefshme për një periudhë relativisht të gjatë duke filluar nga data 20 mars deri më 20 maj.

Të gjithë ata klientë ekzistues dhe të rinj që kërkojnë një kredi konsumatore të pasiguruar “Alpha Realizo” pranë Alpha Bank përfitojnë 0% komision disbursimi dhe sigurim jete të paguar nga Banka.  Kjo ofertë është krijuar që klienti të ketë mundësinë të marrë të plotë gjithë shumën e kredisë që ka kërkuar pa paguar as komisionin e disbursimit ashtu edhe shpenzimet për sigurimin e jetës që banka zbaton gjatë disbursimit të kredisë duke kursyer kështu deri në 40 mijë lekë.

Për më tepër kjo kredi shoqërohet me norma interesi të favorshme dhe afat shlyerjeje deri në 7 vjet dhe gjithashtu klientët përfitojnë afate e kushte të parapëlqyera për produkte e shërbime të tjera bankare si për shembull financim deri në 300 mijë lekë pa patur nevojë për garantor dhe deri në 1 milion lekë pa kolateral.

Alpha Bank Albania operon në vend që prej vitit 1998 dhe është një prej bankave të mëdha në vend, duke zënë një pozicion të rëndësishëm në treg për sa i përket biznesit bankar me shumicë si dhe atij me pakicë. Banka ofron një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh, si depozita dhe produkte investimi, karta debiti dhe karta krediti, produkte të kreditimit bankar me shumicë, si edhe shërbime për biznesin e vogël, të mesëm dhe atë korporativ. Aktualisht, Alpha Bank Albania ofron shërbim cilësor për më shumë se 244 mijë klientë nëpërmjet një rrjeti të gjerë degësh dhe kanalesh të tjera alternative, si 54 ATM, web dhe mobile banking, si dhe 700 pika të pranimit të pagesave me kartë (POS).