Nga Robert Aliaj: Sot më kanë Hackuar K…..? Apo unë jam topall?

0

Duke konstatuar mungesën e besimit dhe të respektit që ka përfshire jo vetëm politikën shqiptare, por edhe vetë shoqërinë, mund të konstatosh gjithashtu se Shqipëria ka filluar të futet në një formë të re diktature, që nuk i dihet emri, GEORGE ORWEL version 2017? Me fjalë të tjera, vendi i secilit në sistemin e vlerave të shoqërisë shqiptare, do të përcaktohet akoma më keq se më parë, në bazë të kontributut lepirbythës, mashtrimit, servilizmit, kriminalitetit, maskarallikut etc. Në fakt, Shqiëria me këtë sistem të destinuar për të luftuar korrupsionin endemik, ka filluar të futet në një formë të re diktature, që nuk i dihet emri, GEORGE ORWEL version 2017?

Atëhere, po sikur gjykatësit dhe prokurorët tanë ti zëvendësonim nga një inteligjencë artificiale? Nga ROBOTË psh? Do t’ju dukej e çuditshme? Gjyqtarët nuk janë statuja mermeri te lashta, të pa zëvëndësueshëm. Aq më tepër kur mendon sa të korruptueshëm qe jemi. Për ata që habiten nga propozimi im, une po u shpjegoj se ku konsiston ky funksion. Një gjyqtar përveç paragjykimeve dhe problemeve personale, presionit etc, duhet të sintetizojë mijëra faqe procedurash, duhet të lexojë raporte ekspertësh, të konsultohet me tekstet ligjore dhe të jurisprudencës lidhur me rastin, dhe e gjithë kjo, para se të marrë një vendim. Kjo është një punë titanësh dhe shumë gjyqtarë ankohen nga mbingarkesa dhe mungesa e mjeteve.

Dhe normal, kjo mbingarkesë kronike, bën që vendimet e gjyqtarëve të mos jenë gjithmonë racionalisht të përsosura. Tjetër gjë faktorët e jashtëm, interesat, korrupsioni, influencat partiake, nevojat personale etc që shpesh e devijojnë gjykimin. Kjo është arsyeja se pse po e propozoj zëvëndësimin me inteligjencën artificiale.

Pa harruar këtu mediat, mbulimi mediatik i të cilave e komplikon gjykimin dhe e rëndon atë, me pasojë vendime më kaotike. Për të shmangur të gjitha këto zvarritje e pasaktësira, të gjitha këto paragjykime dhe ngarkesa psikologjike, është ideale që drejtësia të mbështetet në inteligjencën artificiale. Një zyrë avokatie amerikane përdor tashmë zyrtarisht që nga qershori i kaluar, një software të aftë për të analizuar tonlata me informacione jurisprudence, ai kupton shkallën e aplikimit të një dosjeje të veçantë dhe gjeneron përgjigje të argumentuara dhe drejton pyetje.

Nuk duhet të çuditemi qe së shpejti, për të shmangur paralizat e sistemit të drejtësisë, ajo me siguri duhet ti besohet inteligjencës artificiale. Në fakt, unë besoj që ne nuk kemi zgjedhje tjetër, nuk mund të refuzojmë përdorimin e inteligjencës artificiale. Për arsye të miliarda objekteve të konektuara në mënyrë të përhershme në internet – dronët, robotët, celularët e makinat autonome, networket etc, në funksion të kriminalitetit, gjithshka e konektuar. Interneti do të bëhet burimi kryesor i proceseve gjyqësore. Në pak kohë, sistemi gjyqësor do të jetë i paralizuar dhe i asfiksuar me avarinë më të vogël nëse nuk përshtatet. Si përfundim, ndoshta ne duhet të bindemi që tja besojmë drejtësinë inteligjencës artificiale, të pa korruptueshme. Ky është një debat i madh në perspektivë!

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author