Nga Basir Çollaku: Unë i besoj Mero Bazes.. për Xhafën

Por më tepër kur ai është në opozitë me qeverinë, se sa kur është në opozitë me opozitën, siç së fundmi punon në botimet e tij…. Sepse në rastin e parë, ai profesionalisht është në misionin e gazetarit, e në rastin e dytë në misionin e vet..
Me 17 qershor gazeta “Tema” ka botuar një Dossier, dy faqe, mbi pretendimet e një grupi punonjësish të Ministrisë së Drejtësisë, për Ministrin Fatmir Xhafa. Vjedhje abuzime në miliona dollarë,marrje parash për lirim kriminelësh nga burgu, mijëra euro për licenca noterësh, nepotizëm, emërime dhe prishje strukture, abuzime më fonde të buxhetit të shtetit dhe fonde të Bashkimit Evropian..kush janë 13 akuzat e vjetra të Xhafës dhe Prokuroria që është mekur rrugës..
Ky është Dosieri i plotë i Gazetës “TEMA” me 17 qershor 2005..nën titullin e madh..
Të gjitha vjedhjet dhe shpërdorimet e Ministrit Fatmir Xhafa
Një grup punonjësish të Ministrisë së Drejtësisë, kemi pregatitur një material drejtuar Kontrrollit të Lartë të Shtetit, Kryeprokurorit, Presidentit, Kryeministrit, dhe kryetarit të PD, me të cilin denoncojmë, shifra dhe fakte, mbi vjedhjet, shpërdorimet dhe shkeljet ligjore, abuzimet, nepotizmat dhe skemat e përdorura, nga ministri i drejtësisë Fatmir Xhafa, për tia arritur qëllimeve të tij, si dhe denoncohen me emër disa nga bashkëpunëtorët e tij. Ky material publik, kërkon që të gjitha të dhënat që parashtrohen, ti nënshtrohen një hetimi zyrtar nga KLSH dhe Prokuroria
Kërkesë
Përpara Kryetrait të Kontrollit të Lartë të Shtetit, z. Robert Çeku
Prokurorit të Përgjithsheëm z. Dhori Sollaku Tiranë
Për dijeni, Presidnetit të Republikës, z. Alfred Moisiu, kryeministrit Fatos Nano, kryetarit të Partisë Demokratike z. Sali Berisha.
Nga shumë të dhëna gojore dhe dokumentare, rezulton se ministri i drejtësië dhe stafi i tij kanë shpërdoruar detyrën, që i ka sjellë një dëm tejet të madh ekonomisë dhe pronës publike. Prandaj kërkohet, investigimi nga organet e specializuara në mënyrë që këto të dhëna të saktësohen dhe të mos mbeten në kuadrin e thashethemeve por nëse ka vend të fillojë procedimi penal.
Po ju parashtrojmë faktet
1
Ndryshime e shtesa në strukturën e Minsitrisë së Drejtësisë dhe institucioneve të varësisë, për të vendosur në të, njerëz të familjes, faerefisit, dhe shoqërisë
a) Në Ministrinë e Drejtësisë, shtesa e strukturës, në kundërshtim me ligjin, nr 8678, datë 14.05.2001, “Për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë”
Krijuar Drejtorinë e Marrëdhënieve me Jashtë dhe publikun, me një drejtor dhe dy zyra me 5 specialistë. Sipas ligjit, marrëdhëniet me jashtë mbulohen nga Drejtoria e Marrëveshjeve Ndërkombëtare dhe juridiksioni dhe marrëdhëniet me publikun nga Drejtoria M Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve.
Në Drejtorinë e Organizimit gjyqsor, ka krijuar një zyrë për egzekutimin e vendimeve gjyqsore, me dy specialistë. Punët e kësaj zyre, mbuloheshin nga një specialist në zyrën e inspektimit.
Në Drejtorinë e Inspektimit, ka krijuar sektorin e inspektimit të drejtësisë me 3 punonjës që kontrollon dhe egzekutimin e vendimeve penale dhe civile. Ky sektor, sipas ligjit është parashikuar të mbulohet nga një specialist në sektorin e inspektimit të prokurorisë
Në drejtorinë e legjislacionit shtuar një sektor. Sektori i të drejtës publike më gjashtë, 6, punonjës
b) Në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, në kundërshtim me ligjin nr, 8328, datë 16.04.1998, “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve në burgim” ligji nr 8331 datë 21.04.1998, “Për ekzekutimin e vendimeve penale” si dhe rregulloren e Përgjithshme të Burgjeve dhe Rregulloren e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, ka krijuar drejtori, sektorë e zyra, që zënë dyfishin e punonjësve të miratuar(nga 67 punonjës që ka pasur organika e mëparshme që mbulonte të gjitha aktivitetet e burgjeve, e rritur pa asnjë argumentim në 128 punonjës
Kështu:
Krijuar kabinet pranë Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve me 3 punonjës kur kabinet ka vetëm në rang ministri
Krijuar sektor inspektimi, me tre punonës, detyre e cila sipas ligjit “Për organizmin e Ministrisë së Drejtësisë” mbulohet nga një specialist në sektorin e inspektimit të prokurorisë
Në drejtorinë e Burimeve Njerëzore, Adminsitratës dhe TI, është krijuar sektori i Teknologjisë së Informacionit, me 3 punonjës, detyrë e cila mbulohet nga 2 specialistë të sektorit të shërbimeve, pranë aparatit të Minsitrisë së Drejtësisë.
Në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, administratës dhe TI, ësnhtë krijuar sektori i Shërbiumeve dhe Automekanikës, me 2 punonjës, detyrë e cila mbulohej nga një punonjës
Krijuar Drejtorinë Ekonomike me 5 sektorë me organikë 17 punonjës, kur Drejtoria Ekonomike e Ministrisë së Drejtësisë, që mbulon të gjithë aktivitetin e Ministrisë së Drejtësisë, dhe institucioneve të varësisë ka në organikën e saj 6 punonjës
Në këtë drejtori është krijuar sektori i prokurimeve me 3 punonjës, sektor i cili e ka edhe Drejtoria ekonomike e Ministrisë së Drejtësisë me 3 punonjës.
Krijuar sektori i punësimit me 3 punonjës pa asnjë bazë ligjore
Krijuar sektori i projektimit dhe supervizionit me 2 punonjës detyrë e cila mbulohej nga 1 punonjës.
Në Drejtorinë e Policisë së Burgjeve ka krijuar sektorin e ruajtjes së objekteve me organikë 33 punonjës pa asnjë bazë ligjore duke ndryshuar destinacionin e kësaj drejtorie, detyrë e cila me ligj e ka për detyrë ta mbulojë Drejtoria e Ruajtjes së Objekteve, pranë Minsitrisë së Rendit Publik dhe policitë private Kështu pranë ambjenteve të Ministrisë së Drejtësisë, poërveç policive të Drejtorisë së Ruajtjes së Objekteve, janë për vëzhgimin e personelit për 16 orë dhe dy policë të Policisë së Burgjeve, duke e kthyer këtë institucion, nga institucion civil në policor. Po të njëtat veprime po ndodhin dhe në Institutin e Mjekësisë Ligjore, Qendrën e Publikimeve Zyrtare, Komitetin Shqiptar të Birësimit
2
Mbi-shpenzime
Në nëntor 2003, u dorëzua godina e Ministrisë së Drejtësisë me të gjitha pajisjet financuar nga buxheti i shtetit me 3.000.000.000 lekë Pavarësisht nga kjo në vitin 2004 dhe 2005 duke ndryshuar destinacionin janë marrë financime nga Banka Botërore ne formë kredie duke bërë shpenzime kolosale për krijime sallash dhe modifikim zyrash, suvatime, me lëndë të shtrenjtë dhe mermertë korridoreve dhe hollit.Kompletime me lule, piktura, tapete, dhe mjete vëzhgimi. Në këto kanë përfituar firmat e tij dhe të shokëve, konkretisht firma “Pegaso” shpk, me bashkëpronar Sokol Ymeraj, vëllain e Besnik Ymerajt, shoku i ngushte i Fatmir Xhafës, ministër. (Shpenzimet arrinë në 1.5.000.000 dollarë amerikanë plus interesat e kredisë). Gjithsej shuma e shpenzimit për rikonstruksionin e godinës, së Minsitrisë së Drejtësisë, kap vlerën 4.500.000.000 lekë e barabartë ,me 4.500.000 dollarë. Për vitin 2004 janë rritur në mënyrë të ndjeshme shpenzimet administrative, si letër shhkrimi, kancelari, telefona fix dhe celularë, karburante etj..
Duke iu referuar zitit 2004 shpenzimet për zërat e mësipërm janë rritur pothujase 50 përqind., për vitin 2003, shpenzimet për artikullin, shpenzime operative janë 47.200.000 lekë kurse për vitin 2004, kur në krye të dikasterit ka qenë Fatmir Xhafa shpoenzimet kapin vlerën 90.000.000 lekë. Administrimi i këtyre shpenzimeve ëhstë kryer nga sektretari i përgjithshëm Ebis Hoxha dhe drejtori i Burimeve Njerëzore dhe Sherbimeve, Bujar Agalliu, ku vlera për shpenzimet është 2-3 fish nga çmimet e tregur
Blerje të tre makinavë të përdorura me një humbje 14.500.000 duke përfituar firma e tij AMS…sh.p.,k nga Pogradeci.
Lëvizje çdo ditë gjatë vitit 2004-2005, nga Pogradec, ku është deputet për fushatën e maj-qershorit kanë makinat në dispozicion të tij lëvizin në zonën e Pogradecit, duke shpenzuar, karburant 1500-2000 litra në muaj…km në ditë. Administrimi për vitin 2004 që kap vlerën 522.524 mijë lekë janë kryer në kundërshtim të hapur me ligjin “Për prokurimet publike” ku konstatohen favorizime të shokëve dhe të afërmeve të ministrit të Drejtësisë dhe deri në kërkesa të hapura për lekë nga sekretari i përgjithshëm dhe këshilltari i tij i jashtëm për investime në tendera, tendrimi i kamerave të vëzhgimit me fond limit 1.000.000 lekë. Kjo vërtetohet nga letra që firma italiane albsikurita shpk, i drejton Ambasadës italianë, Kryeministirt dhe Ministrit të Drejtësisë.
3
Emërime me bazë nepotike dhe konflikt interesash në institucionet e varësisë dhe Strukturat e Ministrisë së Drejtësisë.
Emëruar sekretar të përgjithshëm, djalin e deputetit të PS, në kundërshtim me të gjitha kriteret ligjore.
Larguar nga detyra e sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Ekonomisë, nga Ministri Anastas Angjeli, për paaftësi dhe korrupsion në lidhje me procedurat e tenderave
Drejtori i Përgjithshëm i Përmbarimit, burri i mbesës se ministrit emëruar në kundërshtim me të gjitha kriteret nga dy vjet agjent i policisë gjyqsore, në detyrën e drejtoritë të zyrës së përmbarimit Tiranë dhe pas dy muajsh emërohet në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Përmbarimit. Ky drejtor në vitin 2004, pushtoi gazetat për një skandal seksual por çështjen ia mbylli ministri.
Brenda gjashtë muajve u ndërruan të gjithë drejtorët e zyrave të përmbarimit nëpër rrethe dhe u hoqën 70 përmbarues duke u zëvëndësuar me miq dhe shokë të ministrit dhe drejtorit të përgjithshëm, kundrejt pagesës për tu emëruar prej 10.000 eurosh
Emërohet drejtor i përgjithshëm i burgjeve miku i ministrit në kundërshtim me të gjitha kriteret , duke qenë polic në Ministrinë e Rendit, oficer kufiri, baxhanak i nëndrejtorit të përgjithshëm të burgjeve, burri i nënkryetares së Komisionit të Helsinkit, nga aktive për problemet e burgjeve, tani hesht plotësisht. Nepotizëm bajat ky.

Vendoset kryetar i Komisionit të Mbikqyrjes së Burgjeve, shoku i ngushtë i ministrit Flamur Qato, Nga ky dhe Komiteti mi Helsinkit asnjë problem nuk do të dalë në burgje.
Emërohet drejtor i personelit pa konkurs dhe pa plotësuar kriteret shoku i ministrit Bujar Agalliu, ish-administrator i lokalit pronë e ministrit , pranë pishinave të kryyeqytetit i cili në vitin 2003, ishte shkarkuar nga detyra për korrupsion e paaftësi kur punonte si drejtor në Ministrinë e Turizmit.
Emëruar drejtor në Drejtorinë Ekonomike, në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, Anesti Shalari, ish punonjës i lokalit pronë e ministrit dhe sekretar i deputetit Arben Malaj.Personit të lartpërmendur, i ajnë besuar procedurat e tenderimit.
Emëruar drejtot i Drejtorisë së Kontrollit ekonomiko-financiar znj Irma Ndreu me profesion juriste, mbesa e ministrit të Financave Arben Malaj, në kundërshtim të hapur me ligjin, jo vetëm se ajo është juriste dhe drejton një drejtori që mbulon problemet ekonomiko-financiare por edhe se procedura e konkurrimit dhe emërimit të saj është në proces gjyqsor.
Emëruar specialiste znj, Klarita Kuçi, gruaja e mikut të ngushtë të ministrit doganier në Pogradec, në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve, me kontratë tremujore, në kundërshtim të plotë me ligjin “Për statusin e nëpunësit civil”
Emërohet në detyrën e drejtorit të Drejtorisë Juridikenë në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, njeri i afërt i tij dhe që nga ajo periudhë janë rritur shumë tranbsferimet, nga një burg në një burg tjetër, pa asnjë motivaciondhe pagesa për një transferim shkon deri në 1000 euro.
Gjatë vitit 2004 dhe fillimit të vitit 2005, janë shkarkuar dy shefat e sektorit të shëndetësisë në Drejtorinë e P{ërgjithshme të Burgjeve pa asnjë motivacion për arsy të përpjekjeve për lirimin nga burgu të kriminelit më të madh të Durrësit që është dënuar për 11 vrasje, kundrejt një pagese prej 200.000 euro
Të gjitha testimet e zhvilluara në Ministrinë e Drejtësisë për për emërimet në vendet e lira të krijuara nga shtesat e ndryshimet e paligjshme të strukturës, janë zënë nga miq të minsitrave dhe deputetëve të PS, kështu mbesa e Arben Malajt, e bija e Ylli Bufit, djali i Perikli Tetës, këtu mund të për,mendim dy mbesat e minsitrit në drejtorinë e përafrimit dhe drejtorinë e përgjithshme të burgjeve
Në drejtorinë e sapokrijuar të marrëdhënieve me jashtë nga mimnistri, është emëruar një person me probleme penale në ambasadën gjermane që kërkohej nga Interpoli, që pasi bëri lëmsh ankesat nga popullinë Ministrinë e Drejtësisë, është fshehur për ti shpëtuar hetimit. Janë pregatitur të gjitha terrenet që të emërohen 26 noterë miq të ministrit dhe ata që do të paguajnë kuotën e vendosur 30 mijë euro.
4
Ka vendosur në tendera, njerëzit e besuar të tij
Sekretarin e përgjithshëm z. Enis Hoxha, drejtorin e Burimeve Njerëzore dhe Sherbimeve dhe ish-administratorin e lokalit të tij Bujar Agalliu, drejtorin e Drejtorisë Ekonomike dhe ish-punonjësin e lokalit të tij, z. Anesti Shalari..
5
Organizim të darkave dhe drekave për raste personelin e Ministrisë së Drejtësisë dhe të tjerëve me fondet e shtetit në lokalet prona të tij në Durrës dhe tek pishinat në Tiranë.
6
Drejtimi i Institucionit
Prepotenca, fyerjet e hapta ndaj drejtuesve të Ministrisë, që i konsideron kundërshtarë dhe afrimi e lavdërimi në mënyrë të hapur të të tjerëve që i konsideron miq.
Baza e mbështetjes së tij Drejtori i Inspektimit, Drejtoresha e Përgjithshme e Çështjeve të Drejtësisë dhe Drejtori i Organizimit Gjyqsor, për të cilët Presidenti i Republikës refuzoi emërimin në Gjykatën për Krime të Rënda, për pafatësi dhe veprime korruptive
Krijimi i Klanve brenda Ministrisë dhe ndarja në pro dhe kundër tij
Nxitja e thashethemeve mërive e zënieve ndërmjet specialistëve
Vlerësime të padrejta të punës, të drejtuesve e punbonjësve dhënia e shperblimeve në fund të vitit dhe gjatë tij, në pabarazi e diskriminim të hapët. Punonjës të sapoemëruar me dy tre muaj punë shpërblehen sa ose më shumë se punonjësit e vjetër të Ministrisë
Mbyllje e plotë e Institucionit dhe e pajiseve për kontrollin vetëm të lëvizjes s ëkundërhstarëve të tijnë një kohë q ëpunonjës të klaneve të tij hyjnë dhe dalin kur të duamn dhe si të duan, ka edhe nga ata që nuk vijnë fare në punë dhe masat janë për të tjerët.
Vendosja në borde e komisione të pagueshme të përkrahësve të tij dhe diksriminimi i të tjerëve Të gjithë miqtë e tij brenda dhe jashtë minsitrisë janë vendosur në Komisionin Mbikqyrë stë Burgjeve
Dërgon jashtë shtetit të gjithë përkrahësit e tij të sapoemëruar dhe pa asnjë eksperience pune.
Për shkak të masave disiplinore të dhëna në kundërshtim me ligjin dhe pa u konsultuar me ligjin, shumë punonjës si përmbarues, nëpunës civilë, drejtues të burgjeve etj, kanë fituar gjyqetdhe nga ana e tij nuk zbatohen vendimet gjyqsore.
Largimi nga puna të specialistes Bushati që sipas tij kishte marrë pjesë në një mitng të PD, në një kohë që punonjësit e tij të sapoemëruar marrin pjesë në mbledhjet e çdo aktiviteti të forumeve të PS-së.
7
Ndërhyrja për mbylljen e çështjeve në Prokurori dhe Gjykatë
Çështja e ish-zëdhënësit..
Mbylljae procesit penal për burrin e sekretares Rama, vëllai i deputetit Luan Rama të akuzuar për vjedhje me armë të makinave në Tiranë
Mbyllja e çështjes së vëllait të ministrit të akuzuar për trafik drogë në Itali e dënuar dy herë nga drejtësia italiane
8
Shkelja e urdhërit të Kryeministrit nr 147 datë 21.10 2003 “Për përdorimin e automjeteve të Minsitrisë dhe institucioneve të tjera të administratës shtetërore” duke i shkaktuar shtetit një dëm ekonomik prej 15.000.000 lekësh
9
Për vititn 2004, për oponencën e 9 ligjeve janë paguar me urdhër të Ministrit të Drejtësisë 60.000.000 lekë antarëve të Komisionit të reformës Ligjore.
10
Të gjitha investimet e kryera në burgje, si nga projekti “CARS” i KOmunitetit Evropian dhe buxheti i shtetit per rritjen e kapacitetit dhe sigurisë në burgje si në burgun e Lezhës, me vlerë 2.000.000 dollarë , Tepelenës me vlerë 100.000.000 lekë të Rrogozhinës me vlerë 400.000.000 lekë, të Burrelit me vlerë 250.000.000 lekë, të Lushnjës me vlerë 60.000.000 lekë, të burgut 325 në Tiranë me vlerë 150.000.000 lekë, të Peqinit me vlerë 140.000.000 lekësh kanë qenë të kontestuara si nga Drejtoria e Policisë së Burgjeve, ashtu dhe nga strukturat e kontrollit për abuzime në këto investime, por megjithëkëtë Ministri i Drejtësisë ka urdhëruar marrjen në dorëzim dhe likuidiminne tyre
11
Rialokimin e 500.000.000 lekëve të TVSH, dhënë nga buxheti i shtetit, për financimin e projektimin e “ARS” për sistemin e Ministrisë së Drejtësisë, dhe kalimin e tyre për rikonstrukturimin e burgut të të miturve i cili po rindërtohet në qytetin e Pogradecit pa asnjë procedurë ligjore.
1Financimi i kryer nga fondet e Komunitetit Europian projekti “CARS” për ndërtimin e burgut të Fushë-Krujës, me vlerë 4.000.000 euro, eshtë fituar me ndërhyrjen e ministrit nga firma K.D.K shpk, ku ministri është bashkëpronar
13
Në kundërshtim me ligjin nr 8328 datë 16.04. 1994 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim” ligjin nr 8331 21.04.1996 “për ekzekutimin e vendimeve penale” si dhe rregulloren e Përgjithshme të Burgjeve, ka shkrirë Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm për të likuiduar të gjithë informacionet që ky ministër të realizojë qëllimet e tij korruptive . Nisur sa më sipër mbështetur në nenin 281/1 të Kodit të Procedurës Penale dhe të ligjit 8270 datë 21.12 1997 “për Kontrollin e lartë të Shtetit, ndryshuar, kërkojmë investigimin nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe organet e Prokurorisë, për konsumin e veprës penale shpërdorimit të detyrës nga Ministri i Drejtësisë Fatmir Xhafa dhe stafi i tij
Nga një grup punonjësish

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments