Bota

Kim Jong- Un ka publikuar një video imagjinare ku trupat e Koresë së Veriut shpërthejnë një aeroplanmbajtëse amerikane/Video

Kim Jong- Un ka publikuar një video propagandistike ku trupat e Koresë së Veriut shpërthejnë një aeroplanmbajtëse amerikane.

Pamjet e publikuara nga mediat shtetërore atje tregojnë sesi trupat koreano veriore shkatërrojnë avionët e bombarduesit amerikanë. Sigurisht kemi të bëjmë me pamje të montuara dhe jo reale.

Klipi shoqërohet edhe me narracion, ku zëri shpjegon në mënyrë “poetike” bombardimin.

Kjo nuk është hera e parë që Koreja e Veriut publikon klipe të tilla propagandistike kundër Amerikës.

në 2013 –ën një video tregonte një burrë koreano verior që ëndërronte sikur mbi Washington, D.C dhe New York dinte “shi” raketash.

Videoja e re vjen në kohë kur Kim ka kërcënuar për ta shndërruar SHBA në “hi” me armë bërthamore, nëse Amerika qëllon qoftë një plumb të vetëm në drejtim të Koresë së Veriut./tvklan/

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?