Shqipëria akoma me çmim stratosferik të naftës. Ulje në Maqedoni dhe gjithë rajonin

Rajoni

Ka pas ulje të çmimit të karburanteve nga mesnata e kaluar në fqinjin tonë Maqedoninë. Sipas Alsat-M, benzina dhe nafta kanë një ulje për 2 denarë për litër.

Kështu vendosi dje Komisioni Rregullator i Energjetikës. EUROSUPER BS-95 do të shitet për 65 denarë dhe EUROSUPER-BS 98 për 67 denarë (afërsisht 1.1 euro).

Nafta do të kushtojë 52 denarë (afërsisht 85 cent). Po kështu lirohet edhe çmimi i mazutit. Çmimet e reja vijnë si rezultat i uljes së çmimeve të karburanteve në tregjet botërore në dy javët e fundit.

Ndërkohë kjo ulje e çmimit në tregjet rajonale dhe botërore nuk reflektohet aspak në vendin tokën, duke u vënë përballë një situate monopolistike.

Aktualisht çmimi i naftës në Shqipëri është mbi 174 lekë litri.