Nga Vehap Kola: Mos e legjitimo të keqen kur ajo është në pikën e saj më të dobët.

Aktualitet

Ne momentet me te veshtira, politikanet e korruptuar perpiqen te restaurojne reputacionin e tyre duke marre nga reputacioni i te tjereve.
Shfaqja ne publik perkrah njerezve me influence ne minikomunitetet e tyre, si artiste apo sportiste te shquar, me shkrimtare apo aktiviste te paperlyer, dhe vecanerisht me NJEREZ TE FESE eshte nje prej strategjive.
Nje politikan zullumqar, i kriminalizuar dhe zhytur ne korrupsion nuk eshte budalla te ftoje nje hoxhe apo prift te predikoje ne xhami apo ne kishe duke levduar zullumin dhe deformimin moral, pasi besimtaret jane njerezit me te ndjeshem ndaj ketyre temave.
Ata do te gjejne nje shkak qe legjitimon shfaqjen ne publik perkrah njerezve me influence ne minikomunitete: nje inaugurim, nje veprimtari kulturore, nje ceremoni per dhenien e cmimeve, nje feste e komunitetit perkates.
Ju kujtohet Rama i cili fyente Berishen se s’po fliste si kryeminister, por si Sabri Koci, i cili kishte nderruar jete vetem pak kohe me heret.
Rama u detyrua te stiste disa cmime per tolerancen e kultivuar nga kryetaret e komuniteteve fetare, cmime qe nuk kishin asnje natyre lokale, qe t’i takonte Bashkise Tirane t’ua akordonte mes te tjeres edhe H. H. Sabri Kocit te ndjere.
Edhe keto jave, kur Edi Rama dhe Erion Veliaj jane ne ditet e tyre me te veshtira, perpjekjet per t’u dhuruar legjitimitet nga legjitimiteti i hoxhallareve apo prifterinjve jane intensifikuar.
Ata hoxhallare qe behen pjese e ketyre lojerave duhet ta dine se legjitimiteti qe ata u dhurojne ketyre dy brireve te shejtanit do te kthehet kunder tyre ne kete bote ne menyren me turperuese dhe ne Diten e Gjykimit nuk do ta kalojne kete paudhesi me nje pendim.
E drejta e njerezve te shtypur, e te semureve qe u jane falsifikuar apo vonuar ilacet, e te varferve qe jane kalbur burgjeve per pamundesine per te paguar detyrimet ndaj nje kompanie qe e falimentoi loja e qeverise, e shume e shume zullumeve qe ka bere kjo qeveri do te mbetet varur ne qafat e tyre.
Mos u beni legjitimues te opresoreve ne ditet e tyre me te keqija, qofte kjo edhe me cmimin e demtimit te interesave apo pozites tuaj ne kete bote.