Në datën 2 Prill mblidhet kryesia e Partise Demokratike, dega Britani e Madhe. Ja emrat e antarëve të kryesisë për këtë degë

Aktualitet
Kryesia e Partise Demokratike dhe Sekretari i Pergjithshem Z. Arben Ristani, nepermjet nje shkrese zyrtare, date 10 Shkurt 2017, kane mandatuar kryetarin e saj z Naim Hasani, per formimin e kryesise se Partise Demokratike ne Britani dhe organet drejtuese, brenda nje afati kohore te pershtatshem, si dhe nga pozicioni im ligjor, per ngritjen dhe funksionimin e grupseksioneve ne zona te ndryshme te Londres dhe ne qytetet kryesore te Britanise. Pas nje hulumtimi relativisht te gjate dhe kontakteve me shume intelektuale dhe aktiviste e demokrate te thjeshte me banim ne Britani dhe pas nje analize te njepernjeshme nga struktura qendrore e Partise Demokratike e Shqiperise, Z Hasani paraqiti listen emrore te Kryesise se Partise Demokratike, Dega Britani e Madhe , e cila eshte-
1. Naim Hasani 
2.Lutfi Vata
3.Ermir Hasa
4.Erion Alikaj
5.Enxhi Vladi 
6.Eglantina Flamur
7. Anila Skeja 
8.Artur Alia 
9.Ermir Bicaku
10.Anxhelina Agaci 
11.Naim Hajdarmataj 
12.Xhuliana Cela 
13.Jurgen Deliallisi 
14.Vasil Fakaj 
15.Perparim Pevdeja
16.Shkelzen Rustemaj 
17.Davida Deda 
18.Brunilda Hoxhaj 
19.Enkeleid Omi 
20.Elenica Mishto
z Hsani gjithiashtu falenderoi te gjithe per mbeshtetjen dhe interesin e treguar per bashkimin rreth PD-se dhe iu uroj suksese gjithe antareve te kesaj dege per te miren e Partise Demokratike. Ai gjithashtu percolli edhe pershendetjen e z Basha dhe gjithe shqiptareve kudo ndodhen.
Me lejoni tju falenderoj te gjitheve per mbeshtetjen dhe interesin e jashtezakonshem qe keni treguar per tju bashkuar kryesise se Deges se Partise Demokratike ne Britani, nje vendim ky sa unik edhe historik. Ju uroj te gjitheve suksese dhe pune te mbare ne te mire te Partise Demokratike dhe gjithe Shqiperise dhe shqiptareve kudo qe ndollen. Dua te percjedh pershendetjet e kryesise se Partise Demokratike ne Tirane dhe posacerisht kryetarit Z. Lulzim Basha
 Une sapo jam kthyer nga ne vizite e shkurter qe pata ne Tirane nga data 12 – 16 Mars 2017 ku kisha kenaqesine te bej nje pershendetje te vecante nga Cadra e Lirise, ne emer te shqiptareve demokrate te Britanise. Me kete rast, dua te falenderoj dhe tju percjell mirenjohjen e thelle, per te gjithe grupin e punes te cilet kontribuan shume per nje periulle 14 mujore deri ne realizimin e zgjedhjeve per kryetar me daten 22 Janar 2017. Kontributi i te gjithe grupit te punes pa perjashtim ka qene substancial dhe i pazevendesueshem dhe kerkoj ndjese dhe besoj ne mirkuptimin per faktin qe jo te gjithe jane perfshire ne Kryesine e re te PD ne Britani. Besoj dhe shpresoj se kontributi i tyre do te jete i vazhdueshem dhe i pa kursyer ne te mire te Partise Demokratike, Shqiperise dhe Shqiptareve dhe komunitetit ku jetojme. Me lejoni tju njoftoj se mbledhja e pare zyrtare e deges se Partise Demokratike ne Britani do te zvillohet diten e Diel me date 2 Prill 2017 ne oren 12:00pm.
 Ne takimin e pare pres qe te kemi nje prezantim te te gjithe anetareve te krysise dhe do te diskutohet edhe per strukturat drejtuese te deges dhe per organizimin e nje mbremje zyrtare per te festuar mbylljen me sukses te procesit te zgjedhjes se Kryetarit te PD ne Britani dhe per tju dhene mundesine anetareve te kryesise per tu njohur me mire dhe bashkerenduar punen ne te ardhmen, si dhe do te diskutohet per nje numer ceshtjesh te interesit te perbashket ne mbeshtetje te protestes qe po zhvillon Partia Demokratike ne Tirane, si dhe per ngritjen e nendegeve dhe grupseksioneve dhe po ashtu forumet drejtuese te deges se PD dhe propozimet perkatese.