Aktualitet

Meta: Zgjedhje pa PD? Njoftoni Ramën se pluralizmi ka ardhur që në ‘90

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta i është përgjigjur interesit të medias lidhur me deklaratën e Ramës se do të shkohet në zgjedhje edhe pa PD-në.

Teksa ishte në inaugurimin e shkollës “Kongresi i Lushnjës” bashkë me Nikollën dhe Veliajn ai u pyet nga gazetarët nëse LSI do të shkojë në zgjedhje pa PD?

“Më vjen keq për këtë pyetje. Njoftoni të gjithë se pluralizmi ka ardhur që në 12 dhjetor të 1990-ës në Shqipëri dhe ne duhet të gjithë të punojmë që këto të jenë zgjedhje të shkëlqyera, larg qëndrimeve kategorike që mund të na sillnin pasoja katastrofike, të padëshiruara për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe sidomos këta fëmijë”- tha Meta.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?