Meta ironizon Erjon Veliaj-n për servilizmat e këtij të fundit/ Video
Aftësitë për të bërë lëvdata dhe komplimenta Erjon Veliaj e tregoi në inaugurimin e shkollës Kongresi i Lushnjës, aty ku Ilir Meta ka bërë filloren dhe ku nëna e tij punonte mësuese. Nostalgjinë e Metës, Veliaj e shfrytëzoi për t’i shtrirë dorën e bashkëpunimit dhe për t’i thënë se konfliktet brenda koalicionit duhen lënë pas.
Të njëjtat mesazhe paqeje brenda koalicionit shprehu edhe Lindita Nikolla, megjithëse pak ditë më parë, Monika Kryemadhi dhe gratë e tjera të LSI iu përveshën në akuza për dështimin e reformës në drejtësi.
Veliaj dhe Nikolla shpërfillën faktin që ishin në oborrin e një shkolle. Moskokëçarës që ishin para qindra fëmijëve ato vazhduan të shpërndajnë mesazhe politike me merakun tek Ilir Meta.
Ky i fundit u duk më i kufizuar në fjalët që tha para fëmijëve, duke shmangur politikën. Madje elozheve të Erjon Veliajt iu përgjigj me tallje.
“Dua ta falenderoj Lali Erin për kujdesin që tregoi për shkollën Kongresi i Lushnjës. Disa u mërzitën se e panë me duar bosh, prisnin t’u sillte fiq, por ju merrini të gjitha nota 10 se edhe fiqtë do vijnë, por mos u vini në presion. Edhe po morët ndonjë 9 nuk ka problem” tha Meta duke u tallur me Erion Veliajn dhe Lindita Nikollën. Video me poshte: