Manjani: Kryeministri ose dorëhiqet, ose thjesht do hiqet!
Përmes një postimi në rrjetet sociale, një reagim ka ardhur sot nga ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, lidhur me deklaratën më të fundit të kryeministrit Rama, për zhvillimin e zgjedhjeve në datën e parashikuar, me ose pa Lulzim Bashën.
“Kryeministri ose dorëhiqet, ose thjesht do hiqet! Ky është çmimi i arrogancës që duhet të paguajë! Kështu shpëtojnë zgjedhjet dhe drejtësia!”, përfundon Manjani.
Total 1 Votes
0
1