Fiks Fare: Dy fabrika në Elbasan paketojnë ujin e përroit dhe e shesin për ujë të pishëm

Aktualitet

Gazetarët e emisionit investigativ janë njoftuar nga qytetarët se abuzimi kryhet nga dy fabrika uji. Menjëherë gazetarët e emisionit shkuan për të verifikuar gjendjen aktuale nga afër. Fillimisht u gjetën dy fabrikat e ujit.

Gjatë verifikimit rezultoi se jo shumë larg ndërtesave të këtyre fabrikave, ndodhet një përrua. Fiks Fare zbuloi se në vende të ndryshme të përroit ishin instaluar tubacione plastike, nëpërmjet të cilëve merrej uji në përrua dhe më pas dërgohej në një depozitë të vogël. Nga depozita, po me tubacione plastike, uji dërgohej në fabrikë, me qëllim që sasia e prurjes së ujit të jetë sa më e madhe. Ndërkohë, në pikën e rrjedhës së ujit në përrua nuk ka asnjë gërmim, duke i lënë kështu mundësi ndotjes së ujit. Jo radhë herë në përroin e fshatit kullosin bagëti e për pasojë fare pranë vendit ku uji devijohet për në fabrikë gjenden bajga të bagëtive dhe gjurmë që tregojnë se në të njëjtin vend shuajnë etjen edhe bagëtitë