Ertugrul pranoi hapur se nuk ia thoshte këtij arti. Nuk marr vesh nga pikturat
“Ertugrul”, Aktori është i aftë në shumë gjëra, por ka disa të tjera, të cilat nuk i merr me hall. Një ndër to është edhe piktura.
Siç shkruan Tv Klan, në një intervistë të fundit, Ertugrul është pyetur nga gazetarët pas vizitës në një ekspozitë pikture në Stamboll, nëse kishte aftësi në pikturë, por pranoi hapur se nuk ia thoshte këtij arti.
“Çdo artist ka provuar të marrë kanavacën dhe të pikturojë të paktën një herë. Edhe unë e kam provuar një apo dy herë, por nuk m’u desh shumë ta kuptoja se nuk e bëj dot”,- tha aktori duke shtuar se nuk kishte talent në këtë fushë.
Megjithatë, mungesa e talentit për të pikturuar nuk e ka penguar kurrsesi aktorin të jetë një adhurues i këtij arti.
Mediat turke kanë shkruar se edhe në ekspozitën që vizitoi së fundi, ai bleu një pikturë me vlerën e 4250 eurove.