Edhe Ruçi shpërndan lejë legalizimesh. Epoka e 1946-ës vazhdon akoma.

Aktualitet

Kryetari i Grupit të PS, Gramoz Ruçi ka reaguar sot ndaj kërkesave të opozitës dhe të protestuesve duke deklaruar se zgjedhjet e përgjithshme do të mbahen sepse nuk ka situatë të jashtëzakonshme në vend dhe nëse vihet në diskutim mbajtja e zgjedhjeve më 18 qershor, kjo tregon se vendi është i destabilizuar.

Ruçi ka folur nga Fieri, nga një ceremoni për shpërndarjen e lejeve të legalizimit.

“Nëse do të ketë zgjedhje apo jo, këtë e përcakton Kushtetuta, – tha ai. –  Sipas Kushtetutës, zgjedhjet mbahen 1 herë në katër vjet. Diskutimi i datës 18 qershor tregon një Shqipëri të destabilizuar. Zgjedhjet do të mbahen sepse nuk ka situatë të jashtëzakonshme.

Zgjedhja e presidentit gjithashtu vihet në rrezik nëse nuk do të bëhen zgjedhjet.

Ne jemi të gatshëm të ulemi të ulemi të diskutojmë për procesin zgjedhor. Po të tilla interesa nuk ka, ka vetëm për qeveri teknike. Pranojmë çdo propozim të çertifikuar nga OSBE-ja.”