Nga Suela Hodo: Tradhëtia

Te tjera

E renda,vrastarja,hakmarrsja,fyersja,c’burreruesja,e perdala,qe ne jete e provon gjithsecili nga ne!
Askush nuk i shpeton tradhetise.
Tradhetohemi nga miku a mikesha,shoku a shoqja,burri a gruaja!
Kaperdijme lotet e hidhur dhe vazhdojme te jetojme, duke ecur para,per te pritur tradhetine e rradhes,e mesojme te ruhemi dalengadale nga gjithkush, aq sa edhe vetes nuk i besojme dot me.
Te gjitha tradhetite vrasin por per mendimin time, me vrastarja eshte ajo bashkeshortore ,kur mbas tradhetie hipokrizia te ulet perballe ,te sheh ne sy dhe per me teper te hyn ne shtrat duke te servirur *dashuri*!
S’flas per sex,jo!
Tradhetite sexuale per mua jane me te lehta per tu gelltitur sesa tradhetia mendore!
Kur nje partner te ka tradhtuar thjesht sexualish,dhe penduar kthehet per te mos e perseritur kurre,gjykon dhe analizon veprimet , gjen veten ne gabim dhe per te vazhduar lidhjen e rikuperuar dashurine ben te pamunduren…FALET.
Jemi njerez nga mish e gjak dhe gabimet jane njerezore.
Por kur ndjen se te ka tradhetuar menderisht,me bindje te plote,se te ka tradhetuar besimin,planin e jetes,te ka xhveshur lakuriq para dikujt qe lidhje s’ka me ty ,ndjen tek te c’virgjeron nder e burreri,a te shkerdhen te qenurit nene a baba,te ka prosvalur per muaj a vite,te ka vrare ide e qellime…kjo eshte VRASTARE!
Kjo per mua eshte prishja e familjes,helmimi i njeriut ,mbushja e tij me mllef e mosbesim per dashurine,ku gjithkush te duket tradhetar dhe operon mendje njerzish ,si per ti gjetur patjeter qeliza tradhetarogjene,ku fatkeqsisht je ti i semure , nga semundja qe partneri ta la peshqesh !
Kjo semundje quhet MOSBESIM.
Semundje qe do kohe dhe vullnet ,por shenja mbetet si plevit i vjeter,ku derisa te vdesesh do dale ne radiografine e jetes tende…
Kjo eshte e PAFALSHME…

Lehtesisht mund t’i themi njeri tjetrit,
*shiko jeten,kaq ishte ndjenja per ty…*
Lendim do kete, por te pakten imazhin e dashurise nuk do t’ia ndysh.
Do ti japesh leksionin e jetes se dashurite e fituara edhe humbin…dhe do largohesh pa e fyer!
Miq une mendoj keshtu…mbase dhe gaboj ,eshte vetem mendim i imi!

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *