Nga Eno Bozdo: Për hir të së vërtetës dhe në përgjigje të kesaj qeverie që baltos

Aktualitet

Per hir te se vertetes dhe ne pergjigje te kesaj qeverie qe baltos:
Sot Tema dhe Shqiptarja.com, dy media te paguara te Rames, kane publikuar sipas tyre, nje liste te gjate bashkepunetoresh te Soros, dhe njeherazi ne nivele te larta te Partise Demokratike.
Permendet emri im si bashkepunetor i Soros.
Normalisht nuk do ti isha pergjigjur ketyre shpifjeve, qe nuk vijne per here te pare nga e majta e deklaruar dhe e fshehur, por kesaj rradhe dua ti pergjigjem sepse vijne direkt nga Rama dhe shpura e tij.
Ne asnje rast te punes dhe jetes time, nuk kam kerkuar te paguhem dhe nuk jam paguar nga Soros.
Jo vetem kaq, por asnjehere nuk kam punuar dhe as jam paguar nga asnje OJF shqiptare apo e huaj, asnjehere.
Kaq idiote eshte shpifja, saqe ofrohet si prove puna ime me ITAP (Instituti i Trajnimit te Administrates Publike), qe nuk eshte aspak OJF por nje institucion shteteror buxhetor. Pagat e punonjesve te tij paguhen nga buxheti i shtetit.
Ne 1998 dhe 1999, si pasoje e angazhimit tim politik me PD, kam luftuar qe financime te tilla te mos kanalizoheshin politikisht ne dem te Opozites dhe ne favor te PS.
Kjo balte eshte e qellimshme sepse tentohet te barazohet opozita me ata qe financime te tilla i kane perdorur per qellime te pasterta politike, ne dem te PD dhe qeverise se saj.
Roli dhe perpjekja e Soros ne Shqiperi kane qene vazhdimisht pro nje axhende politike te majte. Dhe vazhdon te jete i tille. Kjo nuk perben sekret dhe nuk duhet neglizhuar.
Por kjo nuk duhet te na kompleksoje. Ne jemi shume me te fuqishem dhe kemi moralin dhe te drejten ne krahun tone. Balta dhe felliqesite e pushtetit tregojne vec dobesine e tyre, jo tonen.
Ju falenderoj qe patet durimin te lexoni kete shpjegim te detyruar